Opozita të mos lëshojë pe këtë herë - shkruan Nano për Fierin dhe shton: Rama këto zgjedhje duhet t'i fitojë, jo t'i kontestojë

Postuar në 23 Nëntor, 2012 07:04

"Katër muaj më parë janë bërë ca hesape, dhe bazuar në numrin e popullsisë së Kukësit, rezultonte që ky qark do të kish tre deputetë, e jo katër, siç i ka pasur në zgjedhjet e fundit. Mirëpo, dikush nuk ka ndenjur duarkryq gjatë katër muajve të fundit. Dhe kështu rezulton që popullsia e Kukësit është rritur sërish deri në nivelet që e përligjin numrin katër të mandateve. Dhe është një rritje demografike e çuditshme, d.m.th verifikohet jo thjesht në Kukës, por pikërisht në ato komuna të Kukësit që janë qartazi me PD-në, e që kanë një administratë e kryetar të PD-së, si në Topojan, Shishtavec etj. 682 është numri i banorëve të shtuar në Kukës gjatë këtyre muajve në këto komuna - shkruan Mustafa Nano në një opinion botuar në SHQIP-in e sotëm ku analizon disa denoncime për manipulime zgjedhore në artikuj të mëparshëm kolegësh.

Ka teknika të tjera manipulimi që po vihen re? - pyet Nano dhe më pas shkruan për rastin e Fierit: "Ajo që po ndodh në Fier shihet rëndom si luftë bandash lokale për pak pushtet më shumë, por në fakt e gjithë ngjarja është e planifikuar të ketë një efekt elektoral. Berisha don të ketë kontrollin administrativ të atij qarku, me anë të të cilit mund të realizojë kontrollin e procesit elektoral. Kjo është arsyeja që Berisha ngul këmbë kaq shumë për t’mos e lëshuar Fierin. Opozita duhet të mos lëshojë pe këtë herë. Ajo ka boll kohë që të ushtrojë presionin e vet mbi mazhorancën, që të identifikojë hilet e shkeljet e mundshme të rregullave të lojës, që t’i bëjë publike këto marifete e hile, e që kështu të fitojë mbështetjen e opinionit publik e t’i bëjë më vigjilentë diplomatët e huaj. Nuk do ketë asnjë alibi pas zgjedhjeve. Zgjedhësit shqiptarë janë lodhur me një opozitë që ankohet e vajton pas zgjedhjeve. E më të lodhur janë zgjedhësit e PS-së, të cilët duan nga kjo e fundit që të marrë masa qysh tani për mbylljen e shtigjeve të manipulimit, e jo të bëjë pas zgjedhjeve kontestime të ngritura mbi prova manipulimi që duhen gjetur. Është Edi Rama njeriu i parë, të cilit nuk do t’i pranohen alibira të tilla. Ai nuk ka alternativë tjetër. Këto zgjedhje duhet t’i fitojë, e jo t’i kontestojë". A.N.

Nano i plotë:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/11/23/zgjedhjet-e-vitit-2...

Comments

Submitted by Anim (not verified) on

Po te lexosh se cfare ke thene Berisha ne takimin me Gruevskin te vjen te vesh duart ne koke. Kjo eshte e patolerueshme edhe pse e di fort mire se perse ky njeri i Zi e ka then dhe perse ben ato qe ben cdo diter ne kurriz te shqiptareve.  Nese ky dallkauk oriental perdor takimet me nderkombetaret dhe homologet e tij ballkanik per te sulmuar dhe denigruar opoziten (pra edhe shumicen e shqiptareve) dhe per fushate ashiqare elektorale - opozita duhet ti pergjigjet menjehere me nje sulm total dhe te gjitheasnhem per ta diskretituar e ketij shejtan-kaqol brenda dhe jashte vendit.
Por jo vetem - ky maskara duhet te vihet para gjykates per shkelje te rende te kushtetutes se vendit qe e ka bere plotesisht te qarte ndarjen e rrolit te kryeministrit te vendit (pra te te gjithe shqiptareve edhe pse ky post i vjedhur e grabitur ne menyre banditeske) me liderin e PD (apo te cdo force politike). Kur Bisha flet ne kete menyre denigruese e shpifese per liderin e ardhshem te vendit perpara nje lideri te huaj ai ka fyer me qellim dhe ne menyre te perseritur jo vetem shumicen e shqiptareve por edhe vete kushtetuten e vendit. Dhe duhet denuar ligjerisht nga gjykatat e vendit deri tek ajo kushtetuese (e madje evropiane) per shkelje te rende dhe te perseritur te ligjit themelor te Shqiperise.
Keshtu duhet te funskiononte nje opozite normale, inteligjente e zhdervjellet dhe e pakompleksuar nga hijet e berishes/metes/nanos apo edhe Kacit e Malajt.
Rama duhet te tregoje guxim dhe lidership cdo dite e cdo ore se Ai do te jete ne gjendje ti mbroje shumicen e shqiptareve nga dhuna e Malokut dhe krimineleve te tij ne cdo nivel te shtetit/pushtetit te grabitur, se do te dije te mbroje Korrik voten e shqiptareve dhe pastaj kur te jete ne pushtet te mbroje pa ekuivok interesat e cdo shqiptari te ndershem . Jo duke rene ne gracken e bishes e duke u marre me cic-mic mjerane e meskine te makines disinformuese te Klanit te malokut , por duke u marre me gjerat thelbesore e principiale per cdo shqiptar - separi ajo e crenjosjes sa me pare jo vetem te pseudo demokracise dhe regjimit te urryer te Malokut por mbi te gjitha te krijimit te nje modeli ndryshe te shtetit, qeverisjes dhe madje inkurajimit per forcimin e nje mentaliteti te ri e krijimit te nje realiteti shoqeror te ngjashem me pjesen tjeter te botes e evropes moderne.

Submitted by sinan hibro (not verified) on

M.Nano i parakerkon llogari E.Rames, por ka harruar t'i jap porosi Berishes ; sipas logjikes se tij, Berisha duhet te bej me te miren per t'i vjedhur votat !!

Submitted by Anonim (not verified) on

E di qe nuk e don Berishen, Mustafa, por ti pret qe ta largojne te tjeret, ndersa i ben elozhe per ndonje kocke.

Submitted by Dritan (not verified) on

Cfare llogjike e perdale. Po ju kujt ia lepini kocken sipas llogjikes tuaj te semure???

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.