Çfarë interesi kanë lexuesit shqiptarë online?

Postuar në 24 Nëntor, 2012 14:20

 

Çfarë u intereson lexuesve shqiptarë online? Një pjesë e siteve të lajmeve kanë vënë opsionin që tregon cilat lajme janë më të lexuarat.

Nga lajmet më të klikuara mund të dilet kollaj në një analizim të interesave të lexuesve, të nivelit të angazhimit të tyre publik e politik, që jo rrallë reflektohet në mënyrën si votohet e si merr pjesë publiku në jetën politike të vendit. Ndoshta është e tepruar të thuhet që atë që lexon, atë edhe voton, por njëlidhje megjithatë ka.

Pa shumë komente, ajo çfarë mundëm të nxjerrim nga sitet online, më të lexuarat (për shumicën më e lexuara e ditës, ose tek Tema, më e lexuara e vitit) janë:

 

Top-Channel.TV: “Bieber mëson të shkuarën e dhimbshme të mamasë së tij”

Kohaditore.com: "Murat Jashari: FARK-u të drejta sa UÇK-ja!"

Tema online: "Shqipëria e ndyrë e Blendi Fevziut."

Balkanweb.com: "Mat, 23-vjeçari kapi çiftin "mat", burri dhe dashnori e vrasin"

Panorama.al: "Ermela e Françeska të zhgënjyera, zbulohet reagimi pas braktisjes nga të dashurit"

Shqiptarja.com: "Qëlloi me vezë makinën e Gruevskit, pranga Taulant Capës"

Mapo.al:  "Rita Ora këndon falas në shesh për 100-vjetorin"

k.c.

 

Comments

Submitted by tiku (not verified) on

<p>Shumica e lexuesve dhe komentuesve nuk ndodhen ne Shqiperi, kjo perben nje veshtiresi per te bere analiza te ndryshme, sepse realiteti i lexuesve nga brenda Shqiperise eshte shpeshhere shume i ndryshem</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.