Rinis gjuetia e “shtrigave”. Bashkia sulmon mbledhësit e kanoçeve

“Aksion që më shumë se i ligjshëm, përngjan me një ‘pirat’” e quan gazeta Shqip aksionin e policësë bashkiake kundër romëve që mbledhin kanaçe. Pas disa javësh qetësie, policia i rikthehet gjuetisë së atyre që mbledhin kanaçe duke rikthyer ndjesinë e dhunës ndaj komunitetit rom, të cilët janë të lidhur direkt me këtë lloj ‘biznesi’.
Policia bashkiake ka sekuestruar 7 mijë lekë kanaçe, plastikë, karroca biçikleta dhe arka. “Ne s’kemi shkollë, por kemi dëgjuar që kunati i Lulzim Bashës do të bëjë një fabrikë riciklimi dhe i do plehrat për vete” thotë për Shqip njëri nga romët. “Më sekuestruan 70 mijë lekë mall” thotë një tjetër. Si një nga kategoritë më të margjinalizuara prej vitesh, sigurisht, romët nuk mund ta dinë se a ua kanë shkelur të drejtat e aq më pak të marrin avokat me qera.
Por, një gjë nuk ka nevojë për avokat, që Bashkia duhet të krijojë programe të aftësimit të tyre për të pasur akses në tregun e punës, pastaj të sekuestrojë karrocat. Sikur karrocat e romëve, të ishin krimi më i madh në këtë qytet.
k.c.
Add new comment