Një person në Tiranë dogji flamurin maqedonas, një tjetër në Tetovë bën të njëjtën gjë me atë shqiptar

Pas një videoje ku një person me maskë digjte flamurin maqedonas në rrugët e Tiranës (diku te Sheshi Nënë Tereza), vjen reagimi i nacionalistëve maqedonas. Agjencia e lajmeve INA në Maqedoni bën me dije se mbrëmë janë djegur tre flamuj shqiptarë të vendosur në afërsi të fshatit Sedllarcë e Epërme në Tetovë, ndërsa, në orën 5 të mëngjesit një person i panjohur ka hequr flamurin shqiptar nga Shtëpia e Kulturës në Tetovë dhe madje është përleshur me punonjësit e policisë që ruanin institucionin. “Policia informoi se një person i panjohur rreth orës 05.00 të mëngjesit ka hyrë në Shtëpinë e Kulturës dhe ka hequr flamurin. Ai ka refuzuar urdhrin e ndalimit nga dy policë që po ruanin objektin e kulturës. Ai ka sulmuar policët, duke i shkaktuar një plagë në dorë me thikë, si dhe ka ikur në drejtim të panjohur”, shkruan INA.
Pra, siç shihet është një person këtej, e një andej... mjaftueshëm për të zënë hapësirë në media.
k.c.
Comments
Duhet te heqim dore nga akte
<p>Duhet te heqim dore nga akte te tilla vandale, qe s'kane pike kuptimi, dhe s'nderojne kend.</p>
Injoranca nuk njeh rrace,
<p>Injoranca nuk njeh rrace, origjine, ngjyre.</p>
Add new comment