Kthehuni, votoni. Shqipëria ka nevojë për atë forcën e ëndrrës me të cilën dikur ikët - u thotë Rama emigrantëve

Kreu i opozitës Edi Rama ka qenë sot në Athinë në një takim me emigrantë shqiptarë që jetojnë në këtë vend. Tha Rama në një sallë të tejmbushur: “Do ta ndryshojmë marrëdhënien mes shtetit shqiptar dhe shqiptarëve në emigracion. Shteti nuk do t’i zvarrisë qytetarët në radhët e konsullatave dhe ambasadave; shteti do mbrojë të drejtat e çdo emigranti dhe kontributet e tyre nuk do shkojnë dëm. Ashtu siç morët rrugën pa asgjë në xhep, vetëm me forcën e një ëndrre shumë të madhe dhe e një vullneti të jashtëzakonshëm, është dita që ta merrni edhe një herë rrugën për të ardhur në Shqipëri e për të votuar”.
Raporton televizioni TCH: Shoqëruar nga sekretari për rininë Erjon Veliaj dhe krerët e bashkive Tepelenë, Lushnje, Ballsh, Pogradec e Sarandë, kryesocialisti i bëri thirrje emigrantëve të bëhen pjesë e ndryshimit të madh në 2013.
"Mbi 2,000 emigrante na nderuan në tubimin e pavarësisë, shumë mirënjohje, shumë falemnderit të gjithëve – shkruan Veliaj në pfofilin e tij në Tëiter. Re.Pu.
Comments
Dhe është e drejtë që të
<p>Dhe është e drejtë që të ndryshojë një shoqëri të gjithë të çohen dhe ta ndryshojnë këtë gjëndje të mjerë që po kalon ky popull</p>
Nuk e di pse opozita nuk
<p>Nuk e di pse opozita nuk ngulmon ne futtjene votimit te emigranteve?? Jam i sigurt se 90% e emigrantve jane kunder Sales</p>
Add new comment