Imami gënjeu për "plehrat e Enverit" - thotë DITA dhe boton një dokument: MM ka eksportuar edhe armë të blera pas 2005-s nga Irani

Një nga arsyet që dha ministri Imami për arsyet e eksporteve të përshpejtuara të armatimeve shqiptare drejt vendeve si Kongo etj ishte "pastrimi i depove të ushtrisë shqiptare nga plehrat e kohës së Enver Hoxhës". Por e përditshmja DITA ka botuar sot dy dokumente në të cilat shihet se ndër armët e filmuara në Kongo janë edhe rreth 1 mijë copë automatikë të një lloji që në literaturën ushtarake ndërkombëtare njihet me termin AKM GP25. Sipas dokumentave botuar në DITA këto armë nuk janë "pjesë e trashëgimisë" së Hoxhës sepse janë blerë pas vitit 2005 nga MEICO shqiptare në Kinë dhe Iran e më pas janë eksportuar drejt vendeve si Kongo.
Shkruan DITA: Filmimet e bëra nga agjensia Reuters në qytetin Goma të Republikës Demokratike të Kongos janë vetëm maja e ajsbergut e tregtimit drejt zonës së konfliktit të Kongos të armëve shqiptare. Trashëgimi e komunizmit apo fryt matrapazllëku tranzicioni? Po të shikohet me kujdes filmimi i Reuters-it, ku duken arkat me predha 120 mm mortajash shqiptare, do të dallohen të paktën edhe dy “artikuj” të tjerë eksportuar nga Shqipëria në Kongo, ndër të cilat AKM GP25. Ndër rreth 450 000 ton “plehëra” armësh e municionesh, që Hoxha la në depo nuk ka pasur as edhe një copë automatik të këtij lloji. Sic dëshmon dokumenti që po botojmë ky lloj automatiku u kërkua të blihej nga Meico vetëm 55 ditë pasi qeveria Berisha 1 bëri betimin në vitin 2005. Dokumenti tregon se në tetor 2005 Meico në mënyrë të ethshme me një “listë pazari” në dorë kërkon të blejë sasi të mëdha armatimesh, nga shtete interesante si Kina, Korea e veriut apo edhe Irani. Importimi i këtyre artikujve u krye nga firma shtetërore e Iranit të Ahmedinexhadit, Modelex Export Centre. Sipas lincencës së lëshuar nga autoriteti kompetent shqiptar, kjo sasi automatikësh me granatahedhës duhet të eksportoheshin për në Kongo brenda tetorit 2011..." Re.Pu.
Comments
Dhe ka të drejtë për plerat e
<p>Dhe ka të drejtë për plerat e asajë kohe se një i tidhë është ai vetë</p>
Add new comment