Shpëtohet Greqia (edhe një herë)

“Mbi 12 orë bënë pazar dhe diskutuan Ministrat e Financave të Euro-Zonës. Pastaj sajuan aty për aty një çorbë burimesh parash për Greqinë. Kjo punë nuk do të ketë ecuri të mirë për kohë të gjatë” – Me këto fjalë e hap analizën e tij Bernd Riegert i Deutsche Welle dhe më pas shkruan po kaq “ashpër”:
“Çuditërisht Ministrat e Financave të Euro-Zonës, shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe shefi i Bankës Qendrore Evropiane i pëlqejnë me sa duket mbledhjet masohiste të natës. Përndryshe përse të takoheshin për të tretën herë brenda tri javësh në një natë pa gjumë në Bruksel? A bëhet ende fjalë për gjetjen e një zgjidhjeje objektive? Jo, sepse te faktet nuk ka ndryshuar gjë në tri raundet e fundit...”
Faktet: Në Greqi, për shkak të recesionit dramatik, të borxheve të reja tepër të larta dhe të reformave tepër të ngadalshme ka një mungesë financimi prej rreth 30 miliardë eurosh. Kjo përveç 230 miliardë eurove të miratuara deri tani në ombrellat e shpëtimit. Paratë duhet t'i sigurojë dikush, në qoftë se nuk duhet lënë të falimentojë Greqia. Recetat dhe instrumentet, të cilat po llogariten nga fillimi në fund, po një përfundim kanë: Shtetet e Euro-Zonës të afta për të paguar duhet të shpenzojnë edhe më shumë para dhe të marrin përsipër rreziqe më të mëdha.
“Shpëtimtarët e euros në Bruksel nuk duhet të kujtojnë se qytetarët në shtetet e afta për të paguar gënjehen. Shpëtimi i Greqisë së falimentuar si shtet ka për të kushtuar shumë. Këtë fakt Ministrat e Financave nuk duhet ta fshehin më, megjithëse në përpjekjen e tretë kompromisi mezi u arrit” – shkruan Riegert. A.N.
Komenti i plotë:
http://www.dw.de/shp%C3%ABtohet-greqia-edhe-nj%C3%AB-her%C3%...
Add new comment