Nuk kishte grusht shteti. Është absurde - thotë Withers për 21 janarin. Vepruam edhe privatisht - tregon Arvizu

Postuar në 28 Nëntor, 2012 04:00

"Nuk kishte grusht shteti. Është absurde. Dhe, të akuzosh Prokurorin e Përgjithshëm si pjesë e grushtit të shtetit është një absurditet edhe më i madh" - tha mbrëmë në intervistën me Ilva Taren ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Withers. (në pyetjet për 21 janarin u vu re dicka që e ndjeje gjatë gjithë intervistës së Tares me tre ambasadorët amerikanë: Withers është një njohës në detaje i situatës në Shqipëri, shtrirë kjo edhe jashtë periudhës së mandatit).

Tha Withers: "E gjitha të kthen tek çështja e retorikës skandaloze që nuk duhet të vijë prej zyrtarëve të lartë në një demokraci. Mendoj se është me rëndësi që fokusi të mos jetë thjesht tek Znj. Rama. Ajo që është e rëndësishme dhe shqetësuese për mua është e gjithë radha e Prokurorëve të Përgjithshëm që janë shkarkuar. Po të kthehesh pas, më kujtohet sigurisht Z. Sollaku si dhe të tjerët para tij. Duket sikur në një fazë të caktuar, ka qenë traditë shkarkimi i Prokurorit të Përgjithshëm. Ajo që shqetëson në këtë model është që duket se sa herë që autoritetet në pushtet ndjejnë se Prokurori i Përgjithshëm po tregohet tepër i pavarur, reagimi është shkarkimi. Kjo gërryen themelin absolut të pavarësisë së këtyre institucioneve. Nuk është e nevojshme, nuk është pjesë e ndonjë skeme më të madhe që njerëzit duhet ta pëlqejnë atë që bën Prokurori i Përgjithshëm. Në fakt, ka shumë mundësi që nëse nuk e pëlqejnë atë që bën Prokurori, me siguri ai apo ajo po bën punën e vet.."

Kurse Arvizu, në pyetjet lidhur me 21 janarin ndër të tjera tha: "Kishim personel të ambasadës në drejtorinë e policisë, në Prokurori, në Ministrinë e Brendshme, ose isha vetë atje, dhe, përsëris, jo për të ndërhyrë, jo për të diktuar, por në përpjekje për të qenë një urë komunikimi. Mendoj se ishte kuptimplotë që njerëzit më besonin mua, besonin ambasadën që të ishte aty. Nxitëm, bëmë thirrje publike dhe privatisht që njerëzit të ushtronin vetëpërmbajtje. Kam menduar për ato ditë. Nuk e di nëse ishim me fat, kishim këshilla të mira, apo gjykim të mirë, por nuk ka gjë që do ta ndryshoja nëse do mund ta ribëja..." - A.N.

 

Në foto: Kryeministri Sali Berisha, ministri i Brendshem Lulzim Basha dhe Komandanti i Gardes Ndrea Prendi, gjate nje takimi me drejtues te Gardes se Republikes, ku kane pergezuar ata per qendrimin qe mbajten ne demonstraten e 21 janarit. 24 Janar 2011 (LSA)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.