Berisha&Martens dhe Hoxha&Amazon

Pritjen Zyrtare të Presidentit të Shqipërisë me rastin e 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar e hapi belgu Wilfried Martens, Presidenti i Partive Popullore Europiane (PPE). PPE-ja nuk është ndonjë entitet shtetëror, është thjesht një organizatë ombrellë e partive të djathta europiane, anëtare e së cilës është edhe PD-ja e Berishës. Dhe këtë faktin e fundit, belgu Martens nuk harroi ta përmendëte në fjalën e hapjes së Pritjes Zyrtare të Presidentit të Shqipërisë të PD-së së Berishës, me rastin e 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar …
Në atë pritje, të dukej sikur ishe në 100 vjetorin e themelimit të PD-së dhe jo në atë të themelimit të shtetit shqiptar. Dhe skena me belgun Martens, të kujtonte skenat e brazilianit Zhoao Amazon në kongreset e PPSH-së së Enver Hoxhës…
E.Zaloshnja
Add new comment