100 vjet më parë kanë ditur të shpallin pavarësinë më mirë se sa ne dimë të festojmë 100 vjetorin e saj

Postuar në 29 Nëntor, 2012 02:59

Si ishte festa? “Një ngarendje e axhamillëk, i cili në mënyrën më brutale e qet cullak papërgjegjësinë, sharlatanizimin, amatorizmin me të cilin ne e kryejmë një punë kaq të thjeshtë. Këtu fatkeqësisht edhe do të kuptojmë se në fakt kështu e trajtojmë dhe e kryejmë secilën punë që kemi përpara dhe për këtë arsye jemi kështu si jemi sot- ndër më të pazhvilluarit në Evropë”. Këtë e thotë Astrit Gashi në një shkrim të shkruar për gazetën Zëri të Prishtinës.

Gashi fokusohet tek elementët groteskë e butaforikë të festës (dhe tek qindra qingja e deshë që nuk u therën faqe botës për shkak të presionit mediatik të brendshëm e të huaj), duke e gjetur përgjegjësinë tek klasa dhe elita politike. Dhe përfundon: “Meqenëse jemi te historia, duke u kthyer mbrapa e duke i krahasuar me këta të sotmit, ata burrat që shpallën shtetin 100 vjet më parë më duken shumë më vizionarë, shumë më të përgjegjshëm, më të dijshëm e më kreativë. Si munden ata që jetuan 100 vjet më parë të ishin më kreativë se ne? Vetëm imagjinoni kohën në të cilën kanë jetuar, nuk kishe televizion, as internet, e qasja në informacion ishte e limituar, shkollimin e kishin jokualititativ, dhe krahasojeni me mundësitë e sotme dhe aftësitë e liderëve tanë. Si ditën ata të kenë një flamur? Nuk jam i sigurt që këta të sotmit do të kujtoheshin për të.

Gëzuar Shqipëri 100-vjetorin. Shqiptarë kemi qenë edhe më herët.”

Shkrimin e plotë mund ta gjeni në linkun http://www.zeri.info/artikulli/3/19/62897/zhurme-shqiponja-kineze-dhe-qengja-ne-hell/

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.