Dekorim në prani të Berishës i ambasadorit Ryerson, i cili i ka sugjeruar daljen në pension…

Postuar në 30 Nëntor, 2012 10:17

Presidenti i Republikës dekori sot me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” ish-Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, William E. Ryerson, me këtë motivacion: "Mikut të shqiptarëve, që dha kontribut të rëndësishëm në ringjalljen e marrëdhënieve diplomatike shtetërore midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe inkurajoi e mbështeti fuqishëm vendosjen e demokracisë në vendin tonë. Për ndihmesën e vyer në forcimin e marrëdhënieve miqësore, tradicionale ndërmjet popullit shqiptar dhe atij amerikan”.

Në ceremoninë e rastit ishte i pranishëm edhe Berisha, për të cilin Ryerson-i ka dhënë këtë këshillë para 5 vjetësh, në një intervistë të botuar në gazetën Panorama: “A duhet z.Berisha të dalë në pension? Siç e dini, unë jam amerikan dhe duke kërkuar në historinë e vendit tim për shembuj, më bën pershtypje ai i Xhorxh Uashingtonit. Pasi kishte shërbyer si gjeneral në Luftën e Pavarsisë, ai u zgjodh dy herë si President i SHBA-së. Dhe pas herës së dytë, Xhorxh Uashingtoni nuk kandidoi për herë të tretë. Ai kishte bërë shumë për vendin dhe ishte krenar për arritjet e tij, por sidoqoftë, zgjodhi pensionin. Mendoj se z.Berisha është në fakt në një situatë paralele - ai ka bërë shumë për vendin e tij, dhe e meriton të dalë në pension. Ky do të ishte një hap i mirë për demokracinë si brënda PD-së ashtu dhe më gjerë në Shqipëri. Kjo, sepse kështu do të hapej rruga për të tjerë që të marrin përsipër përgjegjësitë. Unë personalisht mund të konstatoj se jeta në pension s’është fare e keqe!”

Re.Pu.

Intervista e plotë: http://www.respublica.al/opinion/2011/09/21/rajerson-berisha...

Comments

Submitted by victory (not verified) on

Berisha eshte nje djall qe arrin te fute ne thes kedo. Presidenti eshte nje vegel ne duart e Berishes.A do ta kritikoje me Rayerson kreminiatrin tone "te nderuar"?!

Submitted by Hithri (not verified) on

Kur u be dhe ky pis te marre urdherin e Skenderbeut. Ky e ka perdhosur flamurin shqipetar me veglen e tij Sali qelbesi Berisha

Submitted by adi (not verified) on

Merni gjithashtu edhe mendimin e të gjithë ambasadorëve të dalë në pension e të larguar.  Ndoshta ka më rëndësi se mendimi ynë me votë.

Në qoftë se kënaqeni, pse jo...

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Ta marrim patjeter mendimin e tyre se jane intelektuale dhe njerez me merita. Po pse o adi, te duket se di me shume se ata me te vertete? Po pse a dine te votojne shqiptaret? Mbushi xhepat me para diten e zgjedhjeve dhe ia japin voten edhe vete djallit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.