Braçe: Deklarata “nacionaliste” e Berishës, strategji e përbashkët me grekët për të marrë votat e nacionalistëve

Postuar në 01 Dhjetor, 2012 07:14

 

Erion Braçe ka reaguar jo vetëm ndaj deklaratave “nacionaliste” të Berishës, por edhe ndaj risjelljes në vemendje të Enver Hoxhës nga Ilir Meta. Ai citohet nga Shqiptarja.com të ketë thënë: “Berisha-Meta, për t’u dukur të ndarë, njëri i djathtë e tjetri i majtë në funksion të skemës së vjetër ‘merr majtas e qeveris djathtas’: Berisha që nxjerr Gardën në varreza, atje gjendet veç LSI që shqyhen për portën, Meta triumfator deklaron se duhen njohur meritat e Enver Hoxhës meqë po njihen meritat e Ahmet Zogu; në darkë vonë Berisha del e distancohet nga Meta. Por vetëm për pak muaj sa të marrë votat e majta, pastaj dallimi për Hoxhën fshihet sa të bëjnë qeveri të përbashkët si sot.”

Braçe e ka vlerësuar deklaratën “nacionaliste” të Berishës si strategji të grekëve “për t’i dhënë e nacionalistëve që po i humbte dukshëm pas shitjes së territoreve në Jug, “vota që i duhen për të qendruar në pushtet: anulojnë vizitën e ministrit të Jashtëm, “sulmojnë” Berishën egër në shtypin e tyre, media në Tiranë porositet të publikojë “sulmet” e tmerrshme kundër Berishës, e quajnë “irredentist” e “nxitës të nacionalizmit në Ballkan”. Por, Braçe sqaron që vetëm pak muaj më parë Berisha “s’qe i tillë, ishte partner dinjitoz, shiti detin në Jug, nuk zbaton vendimet e Kushtetueses, lejoi varrezat greke në kufirin imagjinar të Vorioepirit!”

Ja.Se.

 

 

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>Ndersa Brace me shoke nuk bejne deklarata nacionaliste se kane frike se mos behen aleance me.......greket ..looooooooooooooooooooooooool</p>

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Jo nuk bejne deklarata nacionaliste. Por nuk i lejne nacionalistet e rrejshem te shesin detin. Deri ne Kushtetuese.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.