“Boksieri i peshave të rënda” Berisha futet në “ringun kombëtarist” të “boksierëve të peshave të mesme” Spahiu dhe Idrizi

Postuar në 01 Dhjetor, 2012 07:52

Për më shumë se një vit, “ringun kombëtarist” të Tiranës e kishte zaptuar kryesisht "boksieri i peshave të mesme” Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuqezi dhe, në një farë mase, edhe Shpëtim Idrizi i PDIU-së. Por “boksieri i peshave të rënda” Berisha u fut së fundi në këtë “ring” duke deklaruar se Shqipëria etnike shtrihej nga Presheva në Prevezë. Ndërsa sot, zëdhënësja e qeverisë së tij deklaroi:

“Festimet për 100 vjetorin e Pavarësisë nuk kanë mbaruar. Kujtesa jonë kombëtare na sjell në këtë fillim dhjetori një tjetër ngjarje po aq të rëndësishme sa ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e shtetit shqiptar si i pavarur.

4 dhjetori i 1912-ës është një tjetër ditë e shënuar në historinë e Shqipërisë: është dita e themelimit të qeverisë së parë shqiptare, e qeverisë së parë shqiptare, pas kohës së Skënderbeut. Në 4 dhjetor 1912, Kuvendi i Vlorës zgjodhi qeverinë e parë me kryeministër Ismail Qemalin, i cili në atë kohë kishte edhe funksionin e Ministrit të Jashtëm.

Kjo qeveri e re kishte në përbërje të saj 10 ministra, politikanë, aktivistë, njerëz të shquar të lëvizjes politike e patriotike, publicistikës e jetës fetare në Shqipëri.

Që nga Zv/kryeministri Dom Nikoll Kacorri, një personalitet i spikatur i kishës katolike, sekretar i Argjipeshkëvisë së Durrësit; Ministri i Brendshëm, Myfit Libohova, politikan i shquar shqiptar; Ministri i Arsimit, Luigj Gurakuqi, një nga figurat kryesore të lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike; Ministri i Drejtësisë, Petro Poga, botues i gazetës “Drita” të Stambollit; Ministri i Bujqësisë Pandeli Cele; Ministri i Financave Abdi Toptani; Ministri i Luftës, Mehmet Pash Dërralla, një ndër protagonistët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878; Ministri i Punëve Botore, Mit’hat Frashëri një tjetër figurë e spikatur në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX e deri tek Ministri i Postëtelegrafës, Lef Nosi, nënshkrues i Aktit të Pavarësisë.

Ndonëse në kushte të vështira, prej politikave të brendshme e të jashtme, të asaj kohe, kjo qeveri mori një sërë masash për ndërtimin e shtetit, për zhvillimin ekonomik e kulturor kombëtar, që do të hapnin rrugën e zhvillimit demokratik të vendit dhe të shTetit të ri, të pavarur shqiptar.

Kjo qeveri mbrojti pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe pranë kancelarive të Fuqive të Mëdha të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar dhe tërësinë territoriale të vendit.

Në datën 4 dhjetor 2012, në orën 10.00, qeveria shqiptare, nën drejtimin e kryeministrit Berisha, do të mbajë mbledhjen e saj të radhës në qytetin e Vlorës, në nderim të këtij akti madhor në histori, të themeluesve të Pavarësisë shqiptare dhe të Kuvendit të Vlorës.

Në nderim të veprës së Ismail Qemalit e ministrave të qeverisë së parë shqiptare, pas kohës së Skënderbeut, në 4 dhjetor të javës tjetër do të jemi përsëri në Vlorë”.

Të shohim se cilat do të jenë kundërgoditjet e “boksierve” Spahiu dhe Idrizi…
E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Tani e pashe dhe me paska djegur Bracja tezen ! Por eshte plotesisht e vertete ! &quot;historia&quot; nacionaliste Berishiste , eshte nje loje e ndyre antishqiptare Berisho- Greke ! Te dy keto pale antishqiptare , cilesi e cila tani nuk varet me nga fjalet , por e vertetuar me vepra konkrete dhe qendrime konstante , na dolen , pa pritur dhe pa kujtuar kundershtare te njeri tjetrit ! Dhe shkaku ? &quot;Nacionalizmi&quot; shqiptar i antishqiptarit Berisha ! Ha....ha....ha.... Kjo eshte nje sarkazem therrese ndaj shqiptareve injorante pro berishiste ! Por mendoj se media duhet ta analizoje objektivisht , keto kthesat e gjarperit dhe ta demaskoje kete loje te ndyre ! Sigurisht , ne rast se keto media , i takojne publikut shqiptar , se ne rast se paguhen nga keto qarqe antishqiptare nuk kemi se cfare iu kerkojme !</p>

Submitted by canadian (not verified) on

<p>Nuk besoj se dikush duhet te shqetesohet ne nacionaliznin e Berishes. Pas marreveshjes per detin dhe politikes se jashteme servile ndaj te gjitheve (se fundi dhe ndaj Israelit me shprese te fitoje ca pike tek lobi cifut ne Amerike), Berisha eshte jo vetem i vonuar ne &quot;nacionalizmin&quot; e tij, por duket edhe me grotesk. Nuk besoj se ka mberur njeri ne Shqiperi dhe jashte saj qe t&#39;i haje akoma pallavrat nacionaliste te ketij kllouni.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.