Shqipëria shkëlqen: vendi i parë në FIFA për trukimet në futboll

“Grazie Albania”, është titulli i gazetës italiane më të madhe sportive, La Gazzetta Dello Sport, e cila falenderon në mënyrë ironike Shqipërinë që ka zënë vendin e parë për trukimet në futboll. Arsyeja? Falë Shqipërisë, Italia renditet e dyta në renditjen e FIFA-s për vendet me trukimet më të mëdha në kampionatet e tyre të futbollit. Gazeta italiane e ka konsideruar si “një pozicion që të bën të skuqesh prej turpit” dhe shton se futbolli italian duhet t’i thotë faleminderit Shqipërisë që nuk ia “la” vendin e parë në këtë renditje të turpshme. Shqipëria,e para në botë për trukim ndeshjesh (referuar nga gazeta “Dita”) në dy vjet e gjysmë ka pasur 97 ndeshje të trukuara kundër 70 në Itali. Pra, kategori superiore... në trukim.
Ja.Se.
Add new comment