Kriza e Universiteteve amerikane: a ia vlen shkollimi?

Arsimi i lartë amerikan duket në pamjë të jashtme fort i shëndetshëm sipas The Economist. Në renditjen botërore më shumë se gjysma e 100 universiteteve më të mira, dhe tetë nga dhjetë Universitetet e majës , janë amerikane.Produkti institucioneve shkencore amerikane është i pakrahasimtë. Ata prodhojnë shumicën e laureatëve Nobel në botë dhe të punimeve shkencore. Për më tepër të diplomuarit në kolegje, mesatarisht, fitojnë më shumë dhe marrin bonuse më të mira se ata që nuk kanë një diplomë.
Por, ankthi për arsimin e lartë është në rritje.
Borxhi në rritje i studentëve dhe taksat që po ashtu sa vijnë e rriten, të kombinuara me ngushtimin e të ardhurave financiare dhe arsimore, kanë dëmtuar perceptimin e se Universiteti është një investim i mirë.
Kostoja e universitetit për student është rritur me gati pesë herë me normën e inflacionit që nga viti 1983 duke rritur sasinë e borxhit që studenti duhet të marrë. Ndërmjet viteve 2001 dhe 2010 kostoja e arsimit universitar u rrit nga 23% e të ardhurave mesatare vjetore në 38%, për rrjedhojë, borxhi për student është dyfishuar në 15 vitet e fundit. Rritja e cilësisë së kurseve ka ngecur, Universitetet nuk shpenzojnë më.
Universitetet online janë një konkurencë e fortë e ekonomike dhe njerëzit nuk kanë kohë të presin më shumë gjatë për një diplomë që të shpërblern shumë vonë. Ja.Se.
Comments
Amerika investon ne
Amerika investon ne profesoret e ketyre universiteteve dhe ne programet qe terheqin mendjet me premtuese. Eshte e vertete qe universitetet online kane rritje, por shumica e studenteve te tyre jane njerez qe punojne ose profesioniste qe kane nevoje per kredite shtese. Por perqindja e studenteve te tyre eshte ende shume e vogel ne krahasim me universitetet dhe kolegjet tradicionale. Elita do te vazhdoje te ndjeke universitetet tradicionale ashtu si deri me sot pasi i ka mundesite ose potencialin per te paguar.
Add new comment