Kush do ta qeverisë internetin?

Debatet mbi qeverisjen globale të internetit pritet të dominojnë një konferencë 12-ditore të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU), që filloi dje në Dubai me një mijë e 500 delegatë nga gjithë bota-përfshirë përfaqësues të qeverive kombëtare, ekspertë të industrisë dhe avokatë të shoqërisë civile.
Disa vende duan të kufizojnë pushtetin e ICANN, kompanisë amerikane të licencuar nga Departamenti Amerikan i Tregtisë për të koordinuar aspektet teknike të internetit si sistemin e emrave të domenëve (Domain Name System) dhe të adresave të protokollit të internetit(Internet Protocol addresses). Këto shtete pritet që ta shtyjnë ITU-në, Agjencinë e Kombeve të Bashkuara që koordinon sistemet telefonike të botës, që të marrë përsipër qeverisjen e internetit. Këtu hyjnë qeveritë që duan të tatimojnë kompanitë si Google, për transmetimin e të dhënave në territoret e tyre, si dhe regjimet autoritare që duan më shumë kontroll mbi internetin.
Në anën tjetër të debatit gjenden Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, si dhe kompanitë si Google, që kundërshtojnë kufizime të reja në internet. Alan Woodward, një profesor i sigurisë kibernetike në Universitetin Surrey, thotë se debati është thelbësor për mirëmbajtjen e një interneti të lidhur globalisht. “Me qeverisje, nuk nënkuptojmë vendosjen e ligjeve. Ka të bëjë me atë se kush i vendos standardet- kush vendos për gjërat si adresa dhe emërtimi i konventave. Disa nga to mund të mos duken të rëndësishme. Por, njëra nga aryset që interneti funksionon në baza globale është se ekziston vetëm një grup aktualisht, që i bën të gjitha këto- ICANN. Po qe se këto përgjegjësi ndahen në shtete të ndryshme, do të përfundojmë me nje internet të fragmentizuar”, shprehet Woodward.
Interneti, në shumë forma është duke u sulmuar. Shumë shtete e shohin atë si kërcënim, veçanërisht ato shtete që shqetësohen nga liria e shprehjes. Mbi 40 shtete në botë tashme censurojnë disa aspekte të internetit. Re.Pu.
Comments
Pervec aspekteve te sigurise,

Pervec aspekteve te sigurise, psh te te dhenave financiare per te cilat jam dakort se duhen vene kontrolle te forta, globalistet cifute, mogulet e medias, po i shqeteson liria e internetit.

Ne vendet te bote se trete kjo mungese lirie vjen per shkak te regjimeve jo demokratike, por ka pasur raste te kesaj madje dhe ne vende te perparuara me sanksione dhe padi qe jane ngritur per dhenien e opinioneve ose analizave politike nga website politikisht jo korrekte.

Ne vend qe te ndalojne pornografine me degraduese qe mund te imagjinohet qe rrezaton nga Hollivudi, dhe qe okupon mbi 60 perqind te rrjetit, kjo udheheqje globale do te merret me shume me mbylljen e gojes se kundershtareve te saj politike.

nuk eshte thjeshte mbyllje

nuk eshte thjeshte mbyllje gojes se dikujt,,por me teper qasje & KONTROLL ne informacion te ndryshem !!!

Add new comment