3 mashtrimet e qeverisë me skemën e pensioneve, sipas Kosta Barjabës

Disa herë gjatë debatit publik përfaqësues të qeverisë kanë dashur ta lënë mungesën e reformës së pensioneve në pragun e derës së opozitës. Kosta Barjaba analizon sot te Gazeta Shqip këtë skemë, tashmë të rrënuar sipas tij, e cila përmbledh 3 mashtrime të mëdha nga qeveria, arsye kjo, pse ajo kërkon t’ia lërë në derë opozitës. “Propaganda e qeverisë, mbi skemën e pensioneve, është ndërtuar mbi fakte të gënjeshtërta dhe përbëjnë, as më shumë e as më pak, mashtrime publike” thotë Barjaba.
1. Mashtrimi i parë: opozita pengon reformën e qeverisë dhe Bankës Botërore
Kjo akuzë-tullumbace thotë Barjaba, “ka shoqëruar qëndrimet zyrtare mbi skemën e pensioneve gjatë dy termave të fundit qeverisës.”
“Që të pretendojë se ka përgatitur reformën, qeveria duhet të ketë gati paketën e saj. A e ka përgatitur këtë paketë? Opozita nuk ka asnjë dijeni. Grupit parlamentar socialist nuk i është dorëzuar asnjë dokument i tillë. Asnjë prej përfaqësuesve të opozitës në komisionet përkatëse parlamentare (ligjet, ekonomia, çështjet sociale) nuk e ka marrë në dorë këtë dokument, që qeveria thotë se e ka gati. Për këtë çështje nuk ka dijeni asnjë prej forumeve drejtuese të Partisë Socialiste. Ku është atëherë paketa e reformës?”
Kësaj pyetjeje, Barjaba i përgjigjet: Në sirtarët e qeverisë, duke pritur të kalojnë zgjedhjet e radhës!
2. Mashtrimi i dytë: skema është e qëndrueshme
“Mashtrimi i dytë ka të bëjë me fshehjen për qëllime politike dhe elektorale të gjendjes reale të skemës, e cila po shkon drejt rrënimit. (...) Në vend që të mashtrojë me rritjen fiktive të pensioneve reale, qeveria duhet të japë përgjigje pse ndodh kjo.”
3. Mashtrimi i tretë: fshehja pas rritjes nominale të pensioneve
Qeveria “i shmanget pyetjes nëse pensionet i afrohen apo i largohen minimumit jetik të popullsisë. Edhe pse qeveria nuk e ka njohur ende detyrimin ligjor për llogaritjen, shpalljen dhe garantimin e minimumit jetik, rritja e pensioneve nuk e përballon rritjen e kostos së jetesës për pensionistët!
Shkrimi i plotë në:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/12/08/tri-mashtrimet-e-qeverise-me-pensionet/
Comments
Muci, u be kohe qe nuk ke
<p>Muci, u be kohe qe nuk ke shkruajtur ne kollonen e majte te respublica.al, dallohet nga stili i te shkruajturit kjo gje. Ndersa shkrimet qe boton ne kollonen e mesit i kemi lexuar me pare te gazeta Shqip...</p>
Add new comment