Lista e të ftuarve në përvjetorin e themelimit të PD, më interesante për t’u analizuar se ajo e të paftuarve

Postuar në 08 Dhjetor, 2012 12:25

Festa e krijimit të PD-së do të zhvillohet më datë 11 dhjetor, dhe selia e PD ka shpërndarë ftesat tek kryetarët e partive, ambasadat dhe institucionet. Shqiptarja.com vë në dukje faktin në numrin e sotëm që ishpresidenti Topi, një eksponent kryesor i PD-së në shumë vjet nuk ka marrë ftesë, ndërsa Rama, edhe pse i ftuar duket se nuk ka gjasë të marrë pjesë.

Lista e të “përjashtuarve” nga gëzimi i PD fillon me Topin, dhe vazhdon me Ngjelën, Paskal Milon, Kreshnik Spahiun e Skënder Gjinushin sipas Shqiptarja.com.

Kjo listë, shpreh pak a shumë qartë edhe listën e përditësuar të armiqve të partisë, një pjesë prej të cilëve me ndikim jo të vogël në lëvitzjet politike të momentit në Shqipëri.

Por, pyetja se “pse nuk i ka ftuar” personazhet e mësipërm nuk ka shumë vlerë. Më shumë vlerë ka pyetja, pse ka ftuar këta të tjerët: Edi Rama, Ilir Meta, Vangjel Dule, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu, Ekrem Spahia, Arjan Starova, Nard Ndoka, Nikollë Lesi, Adriatik Alimadhi, Artur Roshi, Dashamir Shehi, Zef Shtjefni. K.C.

 

në foto: firmëtarët e parë të PD, ku vetëm njëri e ka ftesën gjithmonë të sigurt. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.