Dashamir Shehi: Tek ne partitë janë të stilit komunist, janë struktura permanente, të rënda, luftarake, me seksione, …

Në të përditshmen Shekulli ishin dy intervista interesante në numrin e sotëm. E para i është marrë Ylli Rakipit (folëm për të në në shënimin me titull “Ylli Rakipi: A ka ndryshuar Berisha? Jo, kanë ndryshuar njerëzit që e thonë këtë gjë”), ndërsa e dyta i është marrë Dashamir Shehit. Ky i fundit është fokusuar (intervista është marrë nga gazetari Plarent Shehu) në gjendjen ekonomike dhe në atë politike. Përsa i takon buxhetit të sapomiratuar, ai flet për dy difekte. “Së pari, ky është një buxhet elektoral, dhe ky fakt në vetvete është difekt; dhe së dyti, ky është një buxhet i parealizueshëm, ngaqë bazohet mbi një rritje jo reale prej 4%-ësh”, thotë ai, duke shtuar pak më poshtë se debati për projekt/buxhetin nuk është serioz në rrethanat që vetë buxheti rishikohet më se njëherë gjatë vitit të ardhshëm.
Lidhur me gjendjen politike, Shehi thotë se “ne jetojmë në një sistem partiak, veçse shumë partiak e jo njëpartiak”, dhe po aty jep një nga arsyet që e bëjnë ta mendojë këtë gjë: “është ideja fikse se partia funksionon mbi bazë seksionesh, se partia është një strukturë permanente, se është një strukturë luftarake që duhet të jetë në shesh të betejës çdo ditë, si komitetet e vjetra të partisë”.
Intervista mbyllet me një opinion të Shehit mbi këto 22 vitet e fundit: “Ne jemi një shoqëri foshnjore në pikëpamje demokratike. Dhe si çdo foshnjë, për t’u rritur, na duhet të kalojmë kollën e bardhë, fruthin, linë e dhenve”, e shpreh ai idenë e vet në mënyrë alegorike.
Re.Pu.
Comments
Po ju zoti Shehi i keni

Po ju zoti Shehi i keni kaluar këto vallë a nuk jeni edhe ju një nga këta sa vjetë jeni në krye dhe kur e parashikoni të largoheni

Leonardo, perse ....

Leonardo, perse .... perfaqesoni pjesen me negative te shoqerise ?

Sinqerisht te me besoni ju edhe lexuesit se per shkak se kam 20-vjet larguar nga Shqiperia

nuk jam takuar dhe nuk e njoh fare personalisht zotin Dashamir Shehu !!!

Ajo qe une mund te them me siguri eshte se fitoi admirimin tim ne nje emision te fundit ne "Oponion" ..dhe ne keto mendime ketu une shikoj qe cdo pike eshte mbi " i ".

Pyetja juaj leonard, nuk eshte konstruktive ...por shkaterruese..or ti ......

Të më falni zoti Agron se ku

Të më falni zoti Agron se ku e shikoni ju shkatërimin kjo është puna juaj por nuk mund ti themë të zezës të bardhë dhe anasjelltas se delë nëpër emisione televizive dhe mund ta thojë mendimin e tijë mirë bënë por ka kaq vjetë që kryesonë një forcë politike dhe nuk kamë parë të ketë dhenë rezultat e pra në qoftëse nuk jep rezultat i hapë rugën të tjetëve nuk ka rëndësi se ku jetonë në qoftëse një njri do përparimin e vëndit të tijë mbështetë atë pjesë të shoqërisë që përpiqet që ta arijë sa më shpejtë dhe në qoftë se ju këtë e quani shkatëruse të më falni kë quani ju konstruktive bështetjen e tyre e unë këtë nuk mundem ta bëjë

Nuk ka rendesi vetem se

Nuk ka rendesi vetem se c'thote por dhe kush e jep opinionin. Po te degjosh retoriken nacionaliste te Berishes keto dy muajt e fundit, shume mund te mendojne se e ka per zemer ceshtjen kombetare. Pervoja e viteve te fundit deshmon te kunderten, mjafton te permend dhuraten detare per Greqine. Prandaj nuk iu shkon stekave te vjetra si Dashamir Shehi, Ylli Rakipi, Aleksander Meksi, etj, te japin tani leksione demokracie. Perderisa heshten sa ishin ne shpuren e Berishes, mire bejne te heshtin edhe tani.

Add new comment