"Testi" i DITA-s për Adriatik Llallën

Postuar në 16 Dhjetor, 2012 11:02

Gazeta Dita sot ka publikuar një speciale për kryeprokurorin e ri, Adriatik Llalla. Testi i tij, sipas Ditës përmblidhet në disa pritshmëri kryesore ndaj tij.

Pritshmëria nr.1: Si do veprojë me 3 vrasjet e 21 janarit që janë në gjyq?

Pritshmëria nr.2: Si do veprojë me vrasjen e Aleks Nikës, ende pezull?

Pritshmëria nr.3: Si do veprojë me Gërdecin, a do ta çojë në Gjykatën e Lartë?

Shënim:  Këtu mund të futet edhe qëndrimi ndaj Fatmir Mediut, gjykimi i të cilit për Gërdecin, nëse kryeprokurori dëshiron, mund të rinisë me një vendim inisiative.

Pritshmëria nr.4: Si do veprojë me dosjen e vrasjes së Adem Tahirajt?

Pritshmëria nr.5: Si do veprojë me Dritan Dajtin? (dhe kabllogramet amerikane)

Shënim:  Nëse edhe gjyqtari i tretë largohet, dhe procesi kthehet në pikën zero, Dajti pritet të kërkojë gjykim të shkurtuar. Nëse Prokuroria pranon, do të thotë që Dajti i shpëton burgimit të përjetshëm. Si do sillet Prokuroria me këtë proces? Do bjerë dakord? Do t’ii qëndrojë në një proces të dytë hipotetik versionit të tanishëm ku e akuzon Dajtin për të 4 vrasjet, apo do modifikojë qëndrimin për të ardhur në atë që Dajti pretendon: që ka vrarë vetëm 2 vetë dhe që të tjerët janë viktima mes vetë policëve?

Pritshmëria nr.6: Ina Rama i shpëtoi lëkurën Rulit, Llalla do ta bëjë?

Shënim:  “Është shkelur ligji, por dëmi nuk ka sjellë pasoja” – ishte në mënyrë të përmbledhur argumentimi i Ina Ramës për të mbyllur këtë dosje të sikletshme për ministrin e Berishës.

Pritshmëria Nr.7: Do gjejë “provë të ligjshme” për Metën? dhe Do riaktivizojë dosjen e shmangur të Lulzim Bashës?

Shënim: Për të dy këto dosje hetimore pavarësisht vendimit bazuar në "provë e paligjshme" (për videon Meta) ose "tejkalim afatesh" (për vjedhjen Basha) - nëse Prokuroria dëshiron, mjafton një provë e vetme për të njëjtën akuzë dhe me një vendim inisiative, mund të riçojë në gjyq protagonistët.

Ja.Se.

e plotë:http://gazetadita.al/7-pritshmeri-ndaj-adriatik-llalles-nese-deshiron-vertet-te-luftoje-krimin-e-organizuar-dhe-korrupsionin/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.