250 azilantë në 6 muaj, në Francë (nga vendlindja e kryeministrit)

Postuar në 20 Dhjetor, 2012 04:08

Një nga qytetet shqiptare me numrin më të lartë të atyre që po kerkojne azil në BE, argument ky që ka nervozuar Brukselin deri në pikën që po tenton rivendosjen e regjimit të vizave, është vendlindja e kryeministrit Berisha. Dhe për ironi të fatit preferenca për azil në rastin e Tropojës është Franca.

"Tropojanët po emigrojnë masivisht drejt Francës. Të paktën 50 familje nga Tropoja janë vendosur në Francë që prej qershorit të këtij viti, me statusin e azilantit. Papunësia dhe vështirësitë ekonomike i kanë detyruar të paktën 250 banorë të Tropojës të aplikojnë si azilantë në Francë. Që nga qershori, shumë prej tropojanëve kanë rezultuar me fat në aplikimin e bërë për emigrim drejt Francës, po kohët e fundit, banorët shprehen se fluksi i të emigruarve ka rënë disi, kjo për arsye që ata nuk dinë t’i shpjegojnë. Gjithsesi, ata që ia kanë dalë të largohen  i kanë informuar familjarët se në provincat franceze ku janë vendosur kanë gjetur përkrahjen e shtetit, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe atë social" - raporton e përditshmja DITA. Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.