Sa larg jemi nga premtimi berishian për punësimin? 210 mijë vende pune

Postuar në 20 Dhjetor, 2012 09:59

 

Gjatë debateve të sotme në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha tha se qeveria e tij është një qeveri që i mban premtimet. Meqë premtimi për rritjen e punësimit, bërë nga Berisha në qershor 2009, është më i rëndësishmi për shumë shqiptarë të thjeshtë që sot janë të papunë, vlen të shihet se sa e ka mbajtur atë qeveria Berisha.

Në qershor të 2009-ës, sipas INSTAT-it (të kontrolluar nga Berisha), numri i të punësuarve në Shqipëri ishte rreth 973 mijë. Atëherë Berisha premtoi se, po t’i jepnin votën shqiptarët, do shtoheshin edhe 160 mijë vende pune në katër vjet. Pra, i bie që, në qershor 2013, numri i të punësuarve të arrijë në rreth 1.13 milionë.

Por problemi është se punësimi jo vetëm që nuk është shtuar, por është pakësuar. Në fund të shtatorit të 2012-ës, sipas INSTAT-it (të kontrolluar nga Berisha), numri i të punësuarve në Shqipëri ishte rreth 922 mijë. Pra, 51 mijë më pak se në qershor 2009. Dhe për të arritur shifrën e premtuar të Berishes prej 1.13 milionë, duhet që të krijohen rreth 210 mijë vende pune të reja në muajt që kanë mbetur. Edhe Amerika 300 milionëshe nuk shton dot kaq vende pune për kaq muaj...

E.Zaloshnja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.