Rrëfimi për njeriun që u dënua me vdekje - shkaku i një postimi në Facebook!

Një bloger dhe fotograf 30-vjeçar ka qenë i dënuar me vdekje në Iran për "fyerje të profetit të Islamit" në Facebook, duke tërhequr vëmendje të re për të dhënat famëkeqe të të drejtave të njeriut në vend.
Soheil Arabi, në muajin gusht është dënuar në një gjykatë penale të Teheranit, pas pranimit se ka postuar diçka me përmbajtje shpifëse.
Sipas Fushatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Iran, avokatët e tij kanë argumentuar se ai kishte bërë këtë derisa ishte "në gjendje të keqe psikike".
Por Gjykata e Lartë i Iranit mbështeti dënimin, në fund të muajit të kaluar dhe shkoi një hap më tej, duke shtuar një akuzë për "mbjellje të korrupsionit të Tokës".
Ky dënim është gjithashtu i dënueshëm me vdekje dhe nuk mund të falet, sipas avokatit të Arabi.
Human Rights Watch këtë javë i ka bërë thirrje qeverisë iraniane që të ndalojë dënimin me vdekje për Arabi, por zyrtarët qeveritarë nuk kanë treguar asnjë shenjë të butësisë.
"Aktualisht, nuk ka falje, dhe ai është dënuar për ‘korrupsion në Tokë'", u ka thënë gazetarëve të hënën, Gholam Ali Mohseni Ejei, nënkryetari i gjyqësorit të Iranit.
"Por ka edhe një kërkesë që rasti i tij të shqyrtohet sërish", ka shtuar ai.
Irani ka marrë gjatë një qëndrim të rreptë ndaj postimeve “jo korrekte” online, dhe duket se ka rritur masat drejt parandalimit të tyre, muajve të fundit.
Sipas Reporterëve Pa Kufij, të paktën 65 aktivistë, gazetarë e blogurë, janë aktualisht në burg për shkak të veprimtarive të tyre në internet.
Në maj, shtatë veta u arrestuan për vallëzim sikurse Pharrell Williams në këngën "Happy" dhe postimin e videos online.
Ata ishin dënuar me nga një vit burg dhe 91 të goditura, mbi bazën se kanë shkelur ligjet islamike të Iranit.
Në korrik, tetë iranianë u arrestuan dhe u dënuan me rreth 127 vjet burg për akuza të bashkëpunimit kundër shtetit dhe përhapjes së reklamave në Facebook.
Në të njëjtën kohë, presidenti Hassan Rouhani ka bërë thirrje publike për relaksim të regjimit të rreptë të Iranit për censurat në internet, duke përfshirë kufizimet në mediat sociale.
Kjo ka vënë Rouhanin përballë një grindje të dukshme me Udhëheqësin Suprem, Ayatollah Ali Khamenei.
Ndërkaq, Nastaran Naimi, gruaja e Arabit, pretendon se burri i saj u detyrua ta pranojë fajësinë nën presion nga agjentët e Gardës Revolucionare të Iranit.
Të dy, ajo dhe burri i saj ishin në shtëpinë e tyre kur u arrestuan në nëntor të vitit 2013, ndërsa ajo u lirua shpejt dhe u mbajt në burgim shtëpiak për dy muaj.
Në një rast të veçantë që lidhet me të njëjtat postime në Facebook, ai u dënua me tre vjet burg, më 4 shtator, për "përhapje të propagandës kundër sistemit" dhe "fyerje të udhëheqjes".
Një nga faqet e Facebook-ut, ai e kishte titulluar "Gjenerata e cila nuk dëshiron të jetë e djegur".
Sipas Amnesty International, dënimi i Arabit shënon rastin e dytë kur një iranian ishte dënuar me vdekje për fyerje të Profetit Muhamed.
Në gusht, një inxhinier i quajtur Rouhollah Tavana u dënua me vdekje pas fyerjes së profetit.
"Është thjesht tronditëse që dikush duhet të përballet me këtë dënim thjesht për shkak të postimeve në internet që pretendohen të jenë të papërpunuara, ofenduese ose fyese", thotë Eric Goldstein, zëvendës drejtor i Human Rights Watch për Lindje të Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Add new comment