Do shitet edhe HEC-i i Fierzës?

Postuar në 24 Dhjetor, 2012 04:01

Qeveria po shikon mundësinë e shitjes së hidrocentralit më të madh të vendit, atij të Fierzës. Siç raporton e përditshmja “Shqip”,  e cila i referohet një burimi brenda sektorit energjetik, qeveria do të vendosë për shitjen brenda muajit qershor, kurse burimi “i dytë” shkon më tej duke thënë se shikohet si opsion shitja deri në 30% të aksioneve dhe se ka shprehur interes një kompani matanë detit Adriatik.

Hidrocentrali i Fierzës është më i madhi në vend dhe mbulon 30 për qind të prodhimit vjetor, duke siguruar rreth 70 milionë euro të ardhura në vit. Qeveria po e sheh si një mundësi për të mbuluar gropat financiare në buxhetin e vitit të ardhshëm, i cili është një vit me shpenzime për shkak të zgjedhjeve parlamentare të qershorit. Tre ditë më parë, qeveria hapi tenderi edhe për shitjen e HEC-eve të Ulëzës, Bistricës 1 dhe Bistricës 2. A.N.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Çfarë bëhet në këtë vëndë ka njërzë apo ska ka ligje apo ska me shtëdrejtë qeveritë që vinë dhe shkojnë të shesin pasuritë e një kombi ku është ky popull që na qënka kaq patriot para se të nxjeri në ankand pasurinë e vendit ky lloi i rallë kryeministri të nxjeri të tijat dhe ti shesi sa të dojë</p>

Submitted by ijs (not verified) on

<p>Mire e ben qe e shet se keshtu i do mushka drute! Ketij populli piratesh qe di vetem te vrase, grabise dhe vjedhe e ka shume energjine elektrike. Fajin se keni ju jo por Enver Hoxha qe ju solli energjine ne shtepi se per ju dhe kandili eshte shume! Ketij Populli majmun qe gjithmone i bie te mires me shkelm nuk meriton asgje pervecse nje xhungel ne afrike!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.