Qeveria do dërgojë policinë në CEZ nëse ndërpriten dritat natën e Vitit të Ri (!)

Postuar në 25 Dhjetor, 2012 13:29

"CEZ Shpërndarje do përballet me policinë e shtetit në raste të ndëprerjes së energjisë elektrike për festat e fundvitit, veçanërisht natën e ndërrimit të viteve"! Mediat e sotme citojnë burime nga METE se “do të ndërhyhet nga policia nëse do të ketë ndërprerje të energjisë këto ditë të festave të fundvitit dhe gjatë ndërrimit të viteve”. (në fakt, ndërprerjet në disa  lagje të Tiranës, apo disa zona të vendit kanë javë që vazhdojnë me orë të gjata).

A është kjo një ndalesë e qëllimshme e CEZ, apo një pamundësi për të siguruar furnizim normal? Për CEZ, është pamundësi dhe ata thonë se kjo ka ardhur nga bllokimi i llogarive të tyre bankare. “Angazhimi kryesor i kompanisë mbetet furnizimi me energji elektrike i klientëve të rregullt dhe po bën të gjitha përpjekjet e mundshme për t’iu përmbajtur këtij angazhimi, por bllokimi i vazhdueshëm i llogarive bankare të kompanisë nga institucionet shtetërore, përfshi ERE-n, KESH-in dhe OST-në, e ka bërë pothuajse të pamundur kryerjen e çdo shpenzimi operativ për mirëmbajtjen e rrjetit dhe riparimin e defekteve” – shkruhet në një letër që kjo kompani i ka nisur ERE-s.

Megjithatë përballja e fundit e CEZ pritet të jetë me strukturat e policisë, nëse do të ketë kufizime, të cilat do të jenë të pashmangshme në këto prag festash – këmbëngul Ministria në deklaratën e cituar në të përditshmet e sotme. Re.Pu.

 

Në foto: Qytetare te Kombinatit, duke u konfrontuar me forca te policise, në ditët e para të këtij dhjetori gjate nje proteste per nderprerjet e shpeshta te energjise elektrike ne kete zone. (LSA)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.