Kryeministri ‘kërcënon’ se po të jetë për poll-e, ai posedon një seri poll-esh të tjera, që e nxjerrin PD në kuotat më të larta që nga 96-a e deri sot...

Fjala e K/ministrit para grave të Lidhjes së Gruas Demokrate, ka dy momente “highlights”:
- 1. Ajo kur shpjegon strategjinë fituese të PD në zgjedhjet e kaluara, në atë që e quan “beteja për Tiranën”, një betejë e vështirë sepse sipas Kryeministrit, “ish-kryetari i bashkisë kishte një ushtri të paguar prej 5200 vetësh, të cilët i kishte shndërruar në ushtarë që zbatonin vetëm urdhra partiakë.” Dhe nëse dikush do donte të mësonte strategjinë fituese, ajo, sipas Kryeministrit u arrit “sepse rendëm pas çdo vote. (...) Rendja pas çdo vote, takimi dere më derë me zgjedhësit është rruga me e sigurtë e një fitoreje të thellë, shumë më të madhe se dy fitoret e fundit.
- 2. Highlight-i tjetër, është që, kur vjen puna për sondazhe, Kryeministri ka ato të “vetat” krejt të kundërta me ato që publikohen këto ditë në media: “Unë mund t’ju njoh juve me rezultate e një seri studimi e opinionesh, ato tregojnë Partinë Demokratike në kuotat më të larta që nga viti ’96 e deri më sot. Këto polle të bëra jo nga një, por disa forca kryesore politike dëshmojnë se Partia Demokratike është në një distancë të ndjeshme, forcë e parë politike ne vend, por ne nuk duhet të merremi me Pollet...”
Strategjia fituese është, poll-e fituese paska sa të duash...
k.c.
Comments
Berisha ulurin dhe genjen se
<p>Berisha ulurin dhe genjen se do fitoje me synimin e thjeshte qe te vjedhe perseri votat. Ai do te thote qe si do qe te jete puna jam une fituesi. Keto do tua beje te ditur si njerezve te thjeshte ashtu edhe nderkombetareve. Edhe daljet e tij te fundit "nacionaliste" jane presion ndaj Prendimit qe ta lene te vjedhe votat, ndryshe ben qametin ne Ballkan... Nuk ka asnje dyshim se ai nuk leshon pushtet me vote. Une nuk e di se si do hyje PS-ja ne zgjedhje me kete njeri. A mund te fitonje me vote kunder Mubarakut, Ben Alise, dhe autokrateve te tjere te Lindjes se Mesme?! A mund t e fitosh me vote ne Kirgistani, Turkmenistan, Kazakistan,Azerbajxhan, Arnautstan etj etj?!</p>
Mos e ka fjalen per pollin e
Mos e ka fjalen per pollin e Ministrise se Brendshme apo Policise Politike?
Add new comment