Siklet në prapaskenë... Në 2013 Ukraina merr drejtimin e kryesisë së OSBE-së

Në 2013 Ukraina merr drejtimin e kryesisë së OSBE-së dhe synon ... të forcojë të drejtat e njeriut. Por ky vend është vetë në fokusin e kritikave për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut. "Kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut", u shpreh koordinatorja e posaçme e OSBE-së Walburga Habsburg Douglas më 30 tetor 2012, përpara një spitali në Sharkiv të Ukrainës. Autoritetet ia ndalonin asaj takimin me ish-kryeministren Julia Timoschenko, e cila ishte e shtruar në këtë spital. Udhëheqësja e opozitës u dënua në vitin 2011, në një proces gjyqësor të kritikuar në nivel ndërkombëtar. Për këtë arsye Timoschenko nuk mundi të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare më 28 tetor. Ky ishte edhe njëri nga shkaqet përse OSBE-ja këto zgjedhje i cilësoi si jo korrekte dhe si "kthim prapa". Në një sfond të tillë në 2013 Ukraina merr drejtimin e kryesisë së OSBE-së. Akuzat për drejtësi të motivuar politikisht dhe dyshimet ndaj zgjedhjeve parlamentare janë premisat më të këqija për një kryesi ukrainase në OSBE, shkruante në një nga numrat e dhjetorit gazeta e përjavshme e Kievit "Dserkalo Tyschnja".
Ukraina është ndërkohë e dyta ish-republikë sovjetike që kryeson OSBE-në. Në 2010 kryesimin e organizatës ndërkombëtare e pati Kazakistani. Ky vend aziatiko-qendror përgatiti në një farë mënyre rrugën për drejtimin e kryesisë nga Ukraina. Edhe Kazakistani kritikohej për shkeljen e të drejtave të njeriut. Deri para pak vitesh në OSBE ka qenë traditë, që në kryesi të zgjidheshin vetëm vende, të cilat u përgjigjen kërkesave minimale lidhur me të drejtat e njeriut. Por tashmë kjo traditë është prishur. Kur Ukraina aplikoi për kryesinë e radhës në OSBE, nuk pati më diskutime, - thotë për DW, Wolfgang Zellner, drejtor i Qendrës CORE në Hamburg. Por ai pranon, se "pas kuintave ka një farë sikleti" për Ukrainën.
Më shumë:
http://www.dw.de/ndon%C3%ABse-me-deficite-demokracie-ukraina...
Comments
Siklet vertet kur fillon
<p>Siklet vertet kur fillon fillimin e fillimvitit me gabime prej fillestaresh: Ukraina mire qe merr kryesine e OSBE-se por nuk e le me kaq, merr edhe drejtimin e kryesise :)</p>
E pangopur Ukraina: jo vetem
<p><font size="3">E pangopur Ukraina: jo vetem qe merr kryesine e OSBE-se, por nuk e le me kaq: merr edhe drejtimin e kryesise</font></p>
Add new comment