Çfarë po ndodh me Chavez?

Postuar në 03 Janar, 2013 09:01

Kardinali venezualian Jorge Urosa Savino u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit të vet, që të luten për presidentin e sëmurë, Hugo Chavez. «T´i lutemi Zotit, që t`i japë forca në këto momente të vështira," tha ipeshkvi i Karakas, për të përditshmen «El Universal». Urosa njihet si kritik i Chavezi-t. Kardinali shprehu po ashtu besimin se politikanët e vendit do të veprojnë në përputhje me kushtetutën, nëse Chavez-i nuk mund të bëjë betimin si president siç është parashikuar më 10 janar. Zëvendëspresidenti Nicolas Maduro pati njoftuar më parë për komplikacionet që ka pasur Chavez mbas operimit të kancerit. Në mes të muajit dhjetor presidentit iu desh t`i nënshtrohej sërish një ndëhyrjeje kirurgjikale në Kubë. Sipas njoftimeve të shtypit, gjendja e tij u keqësua.
Opozita kërkoi sot sqarime për gjendjen shëndetësore të Chavez. Thëniet e Chávez-it kanë përfunduar në titujt e gazetave ndërkombëtare sidomos sulmet verbale të tij kundër SHBA-së. Ai mbante lidhje të ngushta me Iranin dhe Bjellorusinë. Chavez u rizgjodh në muajin tetor si president i vendit. Sipas kushtetutës ai duhet të fillojë punën në detyrë më 10 janar dhe ta mbajë atë deri në vitin 2019. Nëse ai nuk do të jetë në gjendje, atëherë duhet të zhvillohen zgjedhje të reja. (D.W.)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.