Qeveria Greke përcakton kufijtë detarë në mënyrë të njëanshme. Shqetësohet vetëm për reagimin e Turqisë (e aspak të Shqipërisë)

Qeveria greke po vlerëson mundësinë për të depozituar në Kombet e Bashkuara koordinatat e kufijve të jashtëm të shelfit kontinental grek dhe zonave ekonomike ekskluzive (EEZ), të përcaktuara në mënyrë të njëanshme dhe sipas gazetës “To Vima”, kjo mund të bëhet në muajt e parë të vitit 2013.
Gazeta raporton se idea e shpalljes së njëanshme, që mbështetet edhe nga kryeministri Andonis Samaras, mund të shkaktojë episod të nxehtë me Turqinë dhe reagime nga vendet e tjera fqinje, cituar nga Express në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, Agjencia ka përfunduar punën e saj dhe diskutimet vazhdojnë në departamentet përkatëse të ministrisë së Jashtme për trajtimin juridik të kësaj nisme dhe depozitimin e saj në OKB, megjithatë ka kundërshtime për koordinatat e depozitave, pasi ekziston frika në lidhje me kolapsin e bisedimeve me Turqinë, ndërsa reagojnë edhe vendet e treta, që janë kundër veprimeve të njëanshme. Greqia do ta marrë këtë vendim pa përfillur dhe Shqipërinë, pasi marrëveshja e vitit 2009 mbi zonat ekonomike ekskluzive mes dy vendeve, u shpall e pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.
Lajmi, ku shteti grek vendos vetë edhe për ne për kufijtë tanë, duket nuk i ka kilikosur dot mediat e qeverisë. Aktivisti Andi Kananaj komenton në twitter se “Greqia po çon në OKB çeshtjen e kufijve, territor ky që përmban naftë sa 3 herë borxhi grek. Por, për Tv Klan, lajmi nuk vlente sa sherri me thika në Ersekë” k.c.
Comments
per te gjithe ju, qytetaret e

per te gjithe ju, qytetaret e ''botes'' nuk ka rendesi ky lajm. te pakten ne ceshtjet kombetare jeni ne nje linje me berishen.

kush do reagoje, ai qe u dha detin?

po opozita perse nuk flet? apooooo bejne edhe ata te njejten loje

per te gjithe ju, qytetaret e

per te gjithe ju, qytetaret e ''botes'' nuk ka rendesi ky lajm. te pakten ne ceshtjet kombetare jeni ne nje linje me berishen.

kush do reagoje, ai qe u dha detin?

po opozita perse nuk flet? apooooo bejne edhe ata te njejten loje

Me çfytyrë të shqetësohemi

Me çfytyrë të shqetësohemi për diçka që ja kemi falur vetë

Add new comment