Ngjashmëria mes vitit 2005 kur ikën socialistët, dhe vitit 2013, kur pritet rotacion me PD

Postuar në 05 Janar, 2013 14:13

Skënder Minxhozi ka bërë sot te Shqip një analizë krahasuese mes vitit 2005 kur u bë rotacioni PS-PD dhe vitit 2013, kur janë zgjedhjet në të cilat PS shpreson një rotacion të ri.

Sipas Minxhozit “Në fund të dy cikleve tetëvjeçare, gjatë të cilëve të dyja partitë e mëdha kanë harxhuar të gjitha burimet e tyre njerëzore, idetë, projektet dhe kapacitetet intelektuale e profesionale që ishin në gjendje të mblidhnin rreth vetes.

Ngjashmëritë janë një listë e gjatë, por Minxhozi gjen si emërues të përbashkët një ndjesi të përgjithshme, se rotacioni i pushtetit është nevojë dhe domosdoshmëri. “Përfaqësues të mazhorancës pranojnë qysh sot nën zë se i vetmi person që e dëshiron vërtet një fitore më 23 qershor, brenda shumicës, është Kryeministri Berisha”. Ai ia atribuon këtë ndjesi bjerrjes së përgjithshme që po pëson qeverisja, sidomos në muajt e fundit. “Shqipëria ka kapur indekse shqetësuese në të gjitha raportet që vrojtojnë parametrat demokratikë, ekonomikë e socialë në botë. Kjo puna e raporteve “gri” është një tjetër element që e bashkon këtë qeverisje, me atë të Fatos Nanos
Një tjetër ngjashmëri që të kujton menjëherë muajt e fundit të Nanos në pushtet, është ai i perceptimit të korrupsionit nga opinioni publik dhe ndërkombëtarët. “Ajo që shihej dikur si një qeveri super e korruptuar, ka sot një “simotër” po aq, në mos më të korruptuar.

Pas disa sukseseve të pamohueshme në procesin e integrimit euroatlantik (anëtarësimi në NATO, heqja e vizave), “qeveria aktuale, porsi ajo e dikurshme e vitit 2005, ka mbetur në një pozitë të mjerueshme, sa i përket marrëdhënieve me Bashkimin Europian. Rrëzimi për herë të tretë në përpjekjen për marrjen e statusit të vendit kandidat, të kujton hiç më pak se demarshet e pasuksesshme të qeverisë “Nano” për të nënshkruar marrëveshjen e stabilizim-asociimit në vitin 2005.
Lista e ndryshimeve mes 2 viteve nuk është e vogël, si përshembull kriza e sotme globale, apo qasja e ndryshme personale, me një Nano që “shënon në CV e tij politike meritat e mëdha të dorëheqjes dhe të dorëzimit paqësor të pushtetit. Nga ana tjetër, Sali Berisha, i cili mund të përfshijë në biografinë e tij të gjitha lavdet e kësaj bote, përveç dy meritave të mësipërme të Nanos,” shkruan Minxhozi te Shqip. K.C.

 

i plotë:

 

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=249002

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Hmmm, po ne 2009 e ndjente te njejten gje z. Minxhozi? Pra 4 apo 8 vjet nuk paskan shume ndryshim per te.&nbsp;</p><p>Po ne 2011, e ndjente kete gje mbas 3 mandateve te Rames?&nbsp;</p><p>Icik selekti me keto ndjenja z. Minxhozi.&nbsp;</p>

Submitted by aleksi (not verified) on

<p>Zoti Minxhozi nuk i njeh PS-sa asnje pergjegjesi se pse ne nuk e morem statusin??!! Sa i njeanshem qe je mor zoti Minxhozi. Zoti Rama u tregua aq egoist dhe i ulet sa qe vetem per te dobesuar pozitat e qeverise votoi kunder Shqiperise. Ose me mire te themi qe nuk votoi, gjithmne kunder Shqiperise. I pacipe! Plehre! I keq ne shpirt! I zi!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.