Mbaron numërimi formal: Romney ka marrë 47% të votave. Për ironi, 47% ishin njerëzit që fyu, i xhiruar me kamera të fshehtë

Dje mbaroi numërimi formal i votave presidenciale në ShBA. Romney mori 47 për qind të votës popullore (47.2 për qind). Kjo të kujton gafën e tij gjatë fushatës zgjedhore të "47 për qind", që sipas portalit të lajmeve Digital Journal, ngjan si një rast i Karmës, apo thjesht se jeta ka një sens ironie. Në kameran e fshehtë, u pat parë Romney, duke u thënë donatorëve në një takim derë mbyllur që 47 përqind e votuesve amerikanë do të votojnë për Obamën, pavarësisht çdo gjëje, "sepse ata janë njerëz të varur te qeveria, që besojnë se janë viktima, e që besojnë se qeveria ka përgjegjësi për t'u kujdesur për ta, që besojnë se kanë të drejtë për kujdes shëndetësor, për ushqim, për strehim, për çdo gjë që u shkon ndër mend... Këta janë njerëz që nuk paguajnë asnjë tatim mbi të ardhurat".
Romney pat shtuar : "Puna ime nuk është për të vras mendjen për ata njerëz...”
Add new comment