Cili biznesmen e ‘furnizoka’ me batuta Kryeministrin?

Postuar në 06 Janar, 2013 11:25

Vazhdon beteja online. Berisha në Facebook kujton Shvejkun dhe tenton të krahasojë Ramën me personazhin, që ndryshe nga ç’mund ta imagjinojë një pjesë e publikut që nuk e ka lexuar veprën e çekut Jarolav Hashek, është një nga njerëzit më inteligjentë të L1B.

Tema online sjell copy-paste komentin e Kryeministrit:

Miqtë e mi, Shvejku nuk thoshte: “Ç’më duhet mua se çfarë them unë”…

Pas komentit tim në mbledhjen e qeverisë lidhur me hyrjen në fuqi të ligjit për heqjen e TVSH-së për të gjitha makineritë që importohen nga të gjitha llojet e bizneseve për prodhim, zoti Rama u ankua se kryeministri i kopjoi programin. Me sa duket zoti Rama nuk e mban mend, ose beson se ne të tjerët kemi harruar, se kur tre javë më parë ky ligj u diskutua dhe u miratua në Parlament, deputetët socialistë me urdhër të tij diskutuan dhe votuan kundër ligjit. Pra del se na paskan votuar kundër programit të tyre. Në një mesazh në WhatsApp një biznesmen më shkruan se zoti Rama dje me deklaratën e tij bëri Shvejkun. Në fakt miku im gaboi sepse Rama nuk deklaroi si Shvejku “Ç’më duhet mua se ç’bëj unë”. Jo jo. Ai dje deklaroi “Ç’më duhet mua se ç’them unë’ Mirësevjen në dheun tënd zoti Rama. Gëzuar!”‘

Cili të jetë biznesmeni që i shkruan Kryeminstrit kundër Ramës në WhatsApp?

Zakonisht, WhatsApp përdoret ose nga ata që duan të kursejnë, ose nga ata që nuk duan të lënë “gjurmë” me komunikimet e tyre, pasi WhatsApp ndryshe nga sms-të, nuk regjistrohet në serverat e operatorëve celularë.

k.c.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Lol, sa te njeanshem qe jeni mor aman!

Kur doli Rama dhe deklaroi qe Berisha po i kopjonte programin, e raportuat direkte. Te njejten gje bete dhe sot me "konferencen" per shtyp ne Twitter.

Mendja ta do qe te njejten gje do benit dhe per Berishen, te raportonin faktin qe ai e kundershton Ramen per ceshtjen e programit. Biles nese do benit gazetari te mire do benit nje kerkim te vogel per te pare kush mund te kishte te drejte.

Por jo!!! Lajmi me Berishen nuk qenka cfare ka thene ai, apo nqs eshte e vertete. Vaj vatani nese del Rama bllof! Lajmi qenka se kush mund t'ia kete bere batuten Berishes! He me ju lumte, forca viti i rilindjes.

Submitted by pilo (not verified) on

Akoma ham-hum me Berishen o lumadh apo je ti ai bisnesmeni shvejkian..

Submitted by Reni (not verified) on

I bini Albit, se ju vjen hidhur nga ajo qe ju thote. Po ama e dini edhe vete qe Albi ka thene te verteten, dmth qe ju jeni te njeanshem. Pike. Kjo ben muuuuuuuuu, dhe jo ciu-ciu

Submitted by Dardan (not verified) on

Shvejku, figure e mrekullueshme plot jete, koncentrat i zgjuaresise se popujve nen Perandorine Austrohungareze. Krahesimi apak i goditur por qe tregon bagazhi vulgar  dhe kulturen e peripte te politikaneve qe e perdorin.  Ashtu si Shvejku i Hashekut eshte edhe Panca i Saavedres, ndersa i pari ngerthen ne poersonalitetin e kryesisht humorin popullir cek i dyti lulezon me te gjitha ngjyrat e mundeshme zgjuaresine e popullit spanjoll.

Nersa personazhi i Servantesit, Sanco Panca. u perdor nga Edi Rama per te karakterizuar personalitetin kalbesire e plote morale te Berishes(krejtesisht i kundert me natyren e bute dhe te zgjuar te personazhit), Shvejku i Jarosllavit perdoret nga Berisha per te personifikuar Edi Ramen si budalla (gje aspak e vertete por dhe kurre aq i zgjuar sa Shvejku).

Te dyja rastet, per mendimin tim, tregojne cektesi kulturore te kryetareve te Pozites dhe Opozites ne pervetesimin e kryeveprave (te pakten keto te dyja, Ushtari i Mire Shvejk dhe Don Kishoti i Mances) te njerzimit.

Ndersa thjesht per gallate kujtoj     Kur ne shkonim per marrshim /Zuskat qanin me terbim.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.