Aktori francez Depardje mori pasaportën. Jeta e tij e ‘re’ mes ekseseve e diktatorëve të lindjes sovjetike

Postuar në 06 Janar, 2013 12:41

Aktori francez Zherar Depardjë, ka marrë pasaportën ruse dhe ka takuar Presidentin rus Putin në një resort të Detit të Zi, bën me dije, The Guardian. Një njeriu normal, i duhen 2-2.5 vite për të marrë pasaportën ruse, nëse ajo i aprovohet.

Kritikët e Putinit thanë se ky veprim ishte një marifet dhe vunë në dukje se po ky president hapi muajin e kaluar një fushatë për të parandaluar lëvizjen e parave të pasanikëve rusë jashtë Rusisë.

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadirov deklaroi se Depardjë ësëht i mirëpritur në Çeçeni. Depardjë, ka qenë mik i tij disa herë, madje dhe e ka mbështetur publikisht. Kadirovi akuzohet për shkelje të të drejtave të njeriut në republikën çeçene, duke përfshirë tortura dhe vrasjet pa gjyq.

Këto lloj akuzash nuk duket ta shqetësojnë Depardjënë. Ai ka lidhur së fundmi miqësi me Gulnara Karimovan, bijën e Islam Karimovit, diktatorit të pamëshirshëm të Uzbekistanit. Ai ka kënduar dhe në një këngë të Karimovas, dhe do të luajë një film me të.

Në një letër për Le Journal du DIMANCHE, Depardjë ka shpjeguar vendimin e tij për ikjen nga Franca: "Pavarësisht ekseseve të mia, oreksit tim dhe dashurisë sime për  jetën, unë mbetem një njeri i lirë," shkroi ai.

Nxitur nga jostabiliteti politik dhe ekonomik në Rusi, numri i rusëve që kërkojnë shtetësinë në Izrael, Evropën Perëndimore apo në Shtetet e Bashkuara është gjithmonë e më i lartë.

Imazhi i dëmtuar i neo-diktaturës putiniane nuk mund të kishte makiazh më të mirë se njerëz zë tillë të lirë.

Ja.Se.

Comments

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Ky duket qe eshte i shpifur qe ne surrat.

Submitted by Dardan (not verified) on

"Këto lloj akuzash nuk duket ta shqetësojnë Depardjënë. Ai ka lidhur së fundmi miqësi me Gulnara Karimovan, bijën e Islam Karimovit, diktatorit të pamëshirshëm të Uzbekistanit. Ai ka kënduar dhe në një këngë të Karimovas, dhe do të luajë një film me të."

Pse ky Zherari nuk duhet te lidhe miqesi me Karimovan? Sepse ajo e ka babane diktator te pameshirshem? Pse s'duhet te kendoj nje kenge te Karimoves, mos eshte kenge e keqe? Pse nuk duhet te luaje film me Karimoven? Mos ka ndonje gje qe te keqe?

Submitted by Leonardo (not verified) on

Çudi si nuk i bëri ftesë i pa pari jonë kur ky e jepë me një EURO dhe kush e di mbasë luan një filëm për këtë tonin

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.