Akuzat ndaj Ramës, shenja e parë e futjes së vajzës së Kryeministrit në politikë?

Postuar në 06 Janar, 2013 13:02

Vajza e Kryeministrit, Argita Berisha-Malltezi ka dalë vetë personalisht për të sulmuar kreun e opozitës. Ndër të tjera, cituar nga Top-Channel ajo i ka kërkuar Edi Ramës të bëjë publike pasurinë e vet dhe të së shoqes:

“Një javë më parë, ne ju bëmë thirrje dhe përsëri ju ftojmë Z. Rama, që për 13 vite ministër dhe kryetar bashkie, i deklaruar si i pastrehë dhe me pasuri 3 mijë euro, të bësh publike dhe me të njëjtin standard transparence të ardhurat e tua si dhe të ndriçosh, ndër të tjera, një nga pasuritë e bashkëshortes tënde Linda Basha, e cila ka deklaruar se është përfituese e një huaje pa interes, pra dhuratë, prej jo më pak se 100 milionë lekësh, nga një person anonim. Shtojmë këtu se kjo shumë nuk është deklaruar si e derdhur me bankë, por është marrë nga Linda Basha me para të thata në dorë. Ju bëjmë me dije se në doktrinën e larjes së parave, huaja pa interes dhe, e theksojmë, nga persona anonimë, konsiderohet tejet e dyshimtë për pastrim parash”.

Ajo që të bën përshtypje, është fakti që këto akuza artikulohen nga një person, formalisht jashtë PD. Si natyrë, ato janë akuza që mbartin ngarkesë politike dhe zakonisht artikulohen nga politikanët, dhe thuajse kurrë nga qytetarë të thjeshtë. A mos vallë kjo është një shenjë e parë e futjes së vajzës së Kryeministrit në domenin politik shqiptar? K.C.

Comments

Submitted by berti (not verified) on

do beje buje kjo me kete qe ka thene,i tregoj te vetat kjo tani po meret me linden haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaah

Submitted by Argita_M (not verified) on

Nje kusho imi qe punon ne IKLD po me thoshte sot  tu pi kafen e mengjesit, se ne deklaratat e Znj. Rama nuk ka ndonje borxh te marr nga ndonje privat dhe qe e gjitha eshte manipulim i Argites.  Edhe fotoja qe ishte sot tek te gjitha gazetat qe lexo Bashkimi ne mengjes ishte e njejta, pra shperndare nga e njejta dore.

Nuk kam arsye mos i besoj kushos tim, dhe nese kjo eshte e vertete,  atehere pika qe nuk ju bie gjithe gazetareve shqiptareve qe as detyren me te thjeshte  nuk dine te bejne.

Submitted by drini (not verified) on

A nuk ja dolen keto 20 vjet te gjithe politikanet e pushtetshem te dalin pa lagur ne gjitha krimet ekonomike, politike e ordinere fale imunitetit qe te jep te qenurit politikan?  E pse te mos e beje edhe çika e babit e kete gje? Ne kete menyre edhe e ruan edhe e shton ate pasuri per te cilen po behet copash babai i saj

Submitted by Erind (not verified) on

Argita dhe Abi duhet te kerkojne me ngulm dhe te dalin perdite ne TV/Radio qe Edi Rama te:

1. Beje transparencen e pasurise se Olsi Rames ne Boston dhe ndertimeve ne emer te vllait te tij;

2. Beje transparencen e G99, Fondacionit Qemal Stafa, MJAFT, dhe fonacioneve te Erion Velise dhe te dashures se tij Ajola Xoxe;

3. Beje transparencen e investimeve te Fidel Yllit dhe te birit te Vali Leskes dhe te bijve te Arta Dades;

4. Beje transparencen e pasurise se tij te patundshme ne emer te se mamase se tij, dhe si ka mundesi qe te afermit nga nena e tij kane rregjistruar pasuri (trualle) te patundshme kur ajo vete nuk merr "pjesen" qe duhet ti "takonte" ne qofte se ishin te trasheguara.

5. Beje transparencen e pagesave te marra nga fondacionet e huaja per gruan tij (Linda Rama) dhe te tregoje sa tatime mbi te ardhurat ka paguar ajo gjate vitit 2009-2012;

Ne qofte se Edi Rama ka prova te pakundershtueshme kur Abi Malltezit dhe Argites, le ti çoje ato ne Prokurori dhe jo te gerthase neper mikrofone.

Ministrija e Financave, Zyra e Tatimeve duhet te kerkojne te dhena te mnjehershme mbi pagesat e Fondacionit Sorros, PNUD-it, USAID, si dhe Fondeve te Zhvillimit te disa Ambasadave ne Tirane per personazhet kryesore te PS-se. Te gjithe keto pagesa ato i kane marr dhe nuk kane paguar asnje tatim mbi fitimin.

Submitted by Anonim (not verified) on

ti mor   zotrote dukesh qe je i familjes SRB, kete qe i ka bere SRB shqiptarve nuk ja ka bere as pushtusi. Te japin llogari si kane fituar ato para te pista. Edhe ju po patet fakte coini ne prokurori. (DELETED)

Submitted by Dritan (not verified) on

Po mqs babi i ka te gjitha ne dore, pse nuk e ben ai kete gje????? Nesa ka faktet pse nuk vepron?

Se keto pikat qe i shtron ti ketu jane ato leksionet qe merr ne bodrumet e PD, ato perrallat qe xhachi doktorri ti ka injektuar ne endrren "demokratike" qe te ka bere te besosh.

Submitted by f d (not verified) on

Le te hyje dhe ajo , me e mire nga 'burrneshat' e pd-se do te jete.

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Jo mor zoteri.Mos kini merak.Se Berishajt do arratisen nga Shqiperia.Nuk ka vend ne Shqiperi per Vampiret.

Submitted by Dritan (not verified) on

Po cfare shenje aman, familja nga 2013 do filloje te kerkoje azil ne Azerbaixhan.

Submitted by dritan (not verified) on

Ore po Lindes kush ja ka dhene 100 mln leke ne dore se nuk jane karamele apo jo ?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.