Lenka e Shkodrës - e quan ish-aktivisti shkodran i PD-së Topallin dhe flet për kapjen e qytetit verior "nga Zina"

Postuar në 07 Janar, 2013 06:50

E përditshmja DITA ka si kryeartikull të numrit të sotëm një intervistë me një ish-aktivist të Partisë Demokratike në Shkodër, Arben Cokaj, i cili flet për luftën e egër për pushtet lokal brenda klaneve të PD-së në qytetin verior.
"Në Shkodër, ndihmuam me sukses kandidatin e PD-së, Ramiz Çobaj. Fushata shkoi mirë, njohja e Ramizit me metodat e policisë dhe të kontrollit, nga ana tjetër (pasi ishte një ish-punonjës i Ministrisë së Brendshme), bëri që ne ta ruanim kontrollin mbi situatën dhe të fitonim. Gëzimi i fitores duket se nuk i dha një shije të mirë Jozefinës, e cila shikonte aty një grup të ri, të vogël, që pati sukses. Lufta brenda llojit, filloi shumë shpejt pas fitores. Ajo u fokusua në përpjekjet e saj rrënuese, me ndihmën e organeve përkatëse të sigurisë, që t’i priste krahët Ramizit, gjithmonë duke na sulmuar neve, që e ndihmuam atë në fushatë.  Filloi kështu një lloj gjuetie shtrigash i pakuptimtë, që nuk po e merrja vesh nga se vinte, por që tani është bërë gjithëpërfshirës, pasi është aplikuar gjithandej në format e saj agresive e primitive. Përgjime telefoni, provokime, bllokime,  arritën deri aty sa na prishën dhe krushqinë e vëllait, Zina (kështu quan i intervistuari Jozefinën) futi policinë në lojë, e hapi fjalë se "vajza ishte cnderuar" - shpjegon i intervistuari pozicionin e tij.
E më pas shton për PD-në e  Shkodrës:
"PD në Shkodër nuk është më strukturë  që funksionon në bazë të pjesëmarrjes vullnetare të anëtarëve të saj dhe diskutimeve të hapura për problemet që shqetësojnë shoqërinë apo qeverisjen. PD në Shkodër është një grup njerëzish, të punësuar në administratë, që presin për gjithçka orientimet e znj. Topalli. Ashtu si në kohën e komunizmit, të gjithë i servilosen dhe duan ta kenë mirë me Zinën, Lenkën e dikurshme.  Në pak vite pushtet në PD, Jozefina ka krijuar legjendën urbane në Shkodër se është e paprekshme. Pushteti i saj është një pushtet hajnash nga koka deri në bazë.."  A.N.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

"PD në Shkodër nuk është më strukturë  që funksionon në bazë të pjesëmarrjes vullnetare të anëtarëve të saj dhe diskutimeve të hapura për problemet që shqetësojnë shoqërinë apo qeverisjen. PD në Shkodër është një grup njerëzish, të punësuar në administratë, që presin për gjithçka orientimet e znj. Topalli. Ashtu si në kohën e komunizmit, të gjithë i servilosen dhe duan ta kenë mirë me Zinën, Lenkën e dikurshme.  Në pak vite pushtet në PD, Jozefina ka krijuar legjendën urbane në Shkodër se është e paprekshme. Pushteti i saj është një pushtet hajnash nga koka deri në bazë.."

Kur ka qene ndonjehere ndryshe aman? Keshtu funksionojne tere partite ne Shqiperi.

Kot nuk themi une dhe Bardi qe ketu nje nga problemet kryesore eshte e kapja e dy partive kryesore nga nje grup njerezish rreth kryetareve me pushtet absolut dhe mbajtja e tij duke dhene favore pushteti sot dhe neser.

Submitted by drini (not verified) on

Te lumte Zinë ! Keshtu i don mushka drute. Hajni hajn asht cfaredo lloj ngjyre apo nuance qe te kete dhe ti qe po flet nuk e dime se sa i ndershem je. Sepse nuk po e dime a kan mbete ma te ndershem kund ne kete vend....

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

"Pushteti është një pushtet hajnash nga koka deri në bazë.."

Submitted by Analist (not verified) on

Po autori i shkrimit ka frike nga Xhozefina qe nuk vendos emrin poshte shkrimit po vetem inicialet,dhe ato hajde gjeje a jane te sakta.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.