Ndërkohë që flamujt e nacionalizmit valëviten prej mëngjesit deri në darkë...

Dhunimi i afreskut të Onufrit në kishën e Shën Premtes në Elbasan po prodhon (së paku) reagime. Ka raste të ngjashme që nuk janë raportuar fare në media. Aleksandër Meksi në të përditshmen Gazeta Shqiptare e ka konsideruar atë që ka ndodhur, një krim të rëndë kulturor. Meksi pohon se trashëgimia kulturore shqiptare e monumentet nuk janë mall tregu dhe duhen parë si vlera kombëtare, ndaj nuk duhen lënë në dorë të njerëzve të papërgjegjshëm.
Citohet Meksi: “Nuk kam parë një raport të detajuar të dëmit që i është bërë kishës së Shën Premtes në Elbasan, por me sa kam mësuar nga mediat, mund të them se është një krim tejet i rëndë ndaj trashëgimisë kulturore e kombëtare shqiptare. Kjo bëhet akoma më e rëndë sepse ndodh në një kohë që flamujt e nacionalizmit valëviten prej mëngjesit deri në darkë. Ata që e kanë për detyrë t’i ruajnë e t’i mbrojnë monumentet, duhet të largohen nga puna, pasi nuk e kanë kryer detyrën që mbajnë mbi supe. Kisha e Shën Premtes është një monument i jashtëzakonshëm me vlera të mëdha për vendin tonë dhe dëmtimi dhe dhunimi i saj është një njollë e rëndë në biografinë e atyre që janë përgjegjës". A.N.
Comments
Ky është mentaliteti i një

Ky është mentaliteti i një politik bërje të gabuar duhet të shkatërojmë çdo gjë që na kundërshtonë dhe më e keqja është se kundështarin e shikojmë si armikun thuaj se ka ardhur nga diku tjetër

po normal se del Spahiu dhe

po normal se del Spahiu dhe jep mesime kundra ortodokseve. Ne te njejten kohe qe po ankohet ndaj grekeve. Ne te njejten kohe i quan ortodokset shqiptare greke (ai ka per te sqaruar qe nuk eshte faji i tij qe te tere komentuesit online e keqkuptuan, por prandaj nuk i hidhet benzine zjarrit), duke shtuar atificialisht edhe numrin e grekeve ne Shqiperi. I bie qe ortodokset shqiptare=greke ne Tirane te kerkojne shkolla greke sepse jane minoritet i madh...Kjo ndodh kur vihet bytha te gatuaje ka pas thene Meksi njehere e njekohe ne nje interviste te tijen...

N e kete vend vazhdojne

N e kete vend vazhdojne te ngjasin edhe perrallat nacionaliste edhe veprat antikombetare. Fatkeqesia eshte se shqiptaret behen me flete kur degjojne perralla me komb te madh shqiptar.

Ndersa veprimet qe perpiqen te zvogelojne identitetin kombetar nuk meren seriozisht ose ne rastin me te keq nuk kuptohen. Ceshtje injorance kombetare.

Kur Ministria e Kultures deklaron se nuk i ruan dot veprat e trashegimise tone kombetare dhe kulturore, kjo do te thote se shteti eshte i falimentuar, e me duar perpjete, ne ruajtjen e teresise tone kombetare. Se, qe Kosova dhe Shqiperia te vertetojne, se jane nje komb, duhen plotesuar disa kushte, jo vetem gjuha. Dhe nje nga keto kushte eshte edhe trashegimia dhe tradita e njejte kombetare. Mirepo zhdukja e kesaj trashegimie ne njeren ane te kufirit dhe deklarimi me ze dhe figure nga ana e shtetit per paaftesine e tij, per ruajtjen e kombetarizmes, eshte nje veper e mirefillte kunder bashkimit kombetar. Ne fillim do te behet bashkimi kulturor( ku hyn edhe sporti), tregtar, industrial, rrugor, shkembim vlerash dhe tradite,pastaj heqja e kufijve.

Heshtja e kryeministrit perballe deklarimit skandaloz te Ministrise te Kultures, tregon per nje qendrim ANTIKOMBETAR te tij. Cfare denimi do ti kishte dhene regjimi gjakatar i Enver Hoxhes, ne nje situata ta ngjajshme, Aldo Bumcit? DO TA KISHTE VARUR NE LITAR. Po regjimi i Sali Berishes. Hesht. Te pakten ta kishte denuar me burgim te perjetshem.... Cfare thua? As qortim me goje nuk i ka dhene.

Pse ? Sepse ky eshte nje regjim antikombetar....

Po ci duam ikonat e onufrit
Po ci duam ikonat e onufrit ne.!!! Tani kemi ikona te gjalla si berisha rama spahiu, meta, topi, etj
Add new comment