Berisha mburret bash për atë që është sëmundja e ekonomisë shqiptare...

Në fjalimin që mbajti mbrëmë Berisha para anëtarëve të kryesisë së PD-së (të cilët shërbenin thjesht si dekor për të), deklaroi se objektivi i tij për mandatin e ardhshëm do të jetë “Shqipëria vend i zhvilluar”. Dhe ai veçoi një tregues që, sipas tij, dëshmon se vendi ynë është afër arritjes së këtij objektivi – numrin e banesave për frymë. Me një banesë për 2.8 shtetas, tha Berisha, ne lëmë prapa 5 vende anëtare të BE-së. Dhe fytyra i shndrinte nga mburrja kur i tha këto fjalë...
Në fakt, ky është treguesi më sintetik i asaj që është bërë keq në ekonominë shqiptare në dekadën e fundit. Sipas censusit, rreth 1/3 e të gjithë banesave në Shqipëri janë të pabanuara. Pra, është ndërtuar shumë më tepër se ç’nevojitej. Një kapital prej afërsisht 20 miliard dollarë është ngurtësuar në formën e betonit dhe tullave dhe rri kot në banesa ku nuk banon njeri; në banesa të ndërtuara vend e pa vend, me leje e pa leje, me shije e pa shije, me dëm e pa dëm për tokën bujqësore, me dëm e pa dëm për mjedisin...
Një analizë të mirë ekonomike të këtij problemi e ka bërë Adri Nurellari te shqiptarja.com (http://www.shqiptarja.com/analiza/2709/mesimi-nga-pesimi-139403.html ) Ose mund të lexoni edhe analizën time: http://www.gazeta-shqip.com/opinion/0f83a8bb8b679fdc4211d087a9ad1fc5.html
E.Zaloshnja
Comments
Si nuk e keni permendur

Si nuk e keni permendur slloganin me te cilin Berisha hyn ne fushate.

Ne jemi ndryshimi ! Për pará ! E shte vazhdim i thenies te tij para nje viti ne Korce. Ju ftoj te punoni te gjithe per te miren e familjes time...!!!

si Enveri bunkerat

si Enveri bunkerat

Add new comment