Pse heshtet për arrestimin e ish-ministrit peruan?

Postuar në 12 Janar, 2013 10:37

Mediat peruane shkruajnë se është arrestuar në Shqipëri nga Interpol Tirana për llogari të SHBA-ve Manuel Augusto Blacker Miller ish-ministri i Jashtem i ish-Presidentit Fuxhimori, i përfshirë në një grusht shteti në vitin 1992. 

Gazetat e vëndit amerikano-latin nuk citojnë burimin e këtij lajmi, por vetëm arrestimin duke e veshur me mister këtë ngjarje. Misteri i këtij lajmi shtohet akoma më shumë, pasi  burime zyrtare nga Ministria Brendshme i thanë Top-Channel se lajmi nuk është i vërtetë dhe se Interpol Tirana s’ka arrestuar ndonjë person me këtë emër.

Erjon Braçe në faqen e tij në Facebook akuzon direkt  kryeministrin Berisha së është përfshirë në mbrojtjen e ish-ministrit të jashtëm të Perusë. Madje sipas Braçes “kryeministri Berisha e ka strehuar, e ka mbrojtur, e ka pritur e ka mbështetur dhe i ka ngritur dy biznese dy hapa larg selisë së qeverisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Fusha e investimit të Manuel Augusto Blacker Miller lidhet me ngritjen e një impianti për djegien e mbetjeve në hyrje të qytetit të Fierit.

Nga kryeministria këmbëngulet se kompania është rekomanduar nga Kryetari socialist i Bashkisë së Fierit zoti Baftjar Zeqo jo me një, por me disa letra drejtuar kryeministrit, por dhe me mesazhe sms.

Akoma më shqetësues se “kush e solli Doruntinën” është fakti që institucionet shqiptare nuk konsiderojnë për asnjë moment se e kanë për detyrë të informojnë publikun. Fshehja e këtij fakti, është shembulli i disatë që shteti nuk konsiderohet në asnjë çast si një institucion në shërbim të qytetarit, por mbi qytetari.

Ja.Se.

Lajmi i plotë:

http://top-channel.tv/artikull.php?id=249450

 

Comments

Submitted by Pjetri (not verified) on

<p>C&#39;jane keto budallalleqe?! ShBA - te kane vite qe e kane Dr. Blackerin ketu ne Miami. Pse duhet ta kerkojne ne Shqiperi?!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.