Nëse Berisha është arkitekti i piramidave (sipas Topit) atëherë...

“Viti i mbrapshtë ’97 dhe firmat piramidale kanë për arkitekt kryeministrin Berisha”. Kjo ka qenë një ndër akuzat që kryetari i Frymës së Re Demokratike i adresoi kryeministrit gjatë hapjes së degëve të kësaj force politike në Gramsh dhe Belsh, citon portali gazetadita.al.
Kjo është një frazë e fortë, jo se tregon një të vërtetë që nuk dihej, por thuhet nga një ish-President dhe ish-njeriu numër 2 i PD-së. E keqja e piramidave është se përveçse faturës financiare, pati dhe faturë njerëzore, dhe faturë burgu për disa eksponentë. 97-a nuk mund të rivlerësohet ndryshe përveçse duke rivlerësuar dhe këto fatura.
Interesante ishte që Topi, premtoi se do të jetë gjithmonë në kontakt direkt me qytetarin dhe jo përmes bisedave virtuale, duke shigjetuar qartësisht 2 liderët e partive kryesore në vend në metodologjinë virtuale të tyre për qasjen ndaj publikut. Dhe nuk do ishte çudi që personat më të prirur për të shkuar deri tek qendra e votimit për ët hedhur votën të jenë ata që nuk jetojnë non-stop në FB.
K.C.
Comments
po te jete e vertet ajo qe

po te jete e vertet ajo qe thua zotrote ju nuk di duhej te kishit integritet,moral dhe fytyr te delni perpara qytetarev sepse e keni shehur nje gje te tille per 15 vite vetem per interesin tuaj personal...kishim rrespekt per ju sepse i qendroje larg banaliteteve te tilla permes akuzo-shpifjeve te dites dhe ja sot ku je katandisur...i njejte me saliun dhe ramen por ne dallim nga ato ju nuk keni bagazh partiak e as politik sa ato gje qe nuk ju lejon te beni gafa te tilla sepse jane te pafalshme per ju....me mire riktheju atij topit te 2005-es qe merrnim si model si su duhet te jete nje politikan !

Bamka e pati nje nga

Bamka e pati nje nga pushtetet ne shqiperi(formalisht jo por de facto e kishte), pushtetin gjyqesor.

Ne kohen e tij u bene maskaralleqet me te medha ne drejtesi.

Ky ka deshtuar dy here:

1-Si minister i bujqesise para shume vitesh

2-Si koka e faktike e gjyqesorit

Nuk ma merr mendja te keqe fuqine per te ndryshuar gjerat ky.

Eshte si puna e Metes, qe qellimin final ka te shkoje andej nga ka dale,(e kam fjalen per partine, jo per ndonje gje tjeter ketu).

Burre legen

Add new comment