Ç'ka ndërmend qeveria (e tij) me "të ashtuquajturën ndihmë ekonomike"?

Postuar në 22 Janar, 2013 10:30

Kreu i Qeverise Sali Berisha, tha sot në një konferencë të prezantuar në media si "konferencë kombëtare për biznesin social" se sot jepen 160 milionë dollarë nga buxheti i shtetit vetëm për ndihmë ekonomike dhe se "nëse nje pjese te ketyre fondeve do të jepeshin ne formen e mikrokredive do te kishim me shume punesim dhe dalje te familjeve nga varferia".
Citohet Berisha nga TCH: "Qeveria ime shpenzon çdo vit për të ashtuquajturën ndihmë ekonomike 160 milionë dollarë, e cila, absolutisht, në një përqindje të madhe është një lloj shpërdorimi ekonomik,që ndahet në pjesë të barabarta atij që ka nevojë dhe atij që s’ka nevojë. Sikur një pjesë të këtyre fondeve t'i devijojmë dhe t’ua japin mikrokredi këtyre familjeve në nevojë do t’i ndihmojmë që me djersën e tyre të dalin nga varfëria, të kenë një jetë më të mirë".
Duke patur parasysh që "qeveria e tij" zakonisht e bie pragut që të hapet dera, nuk do të ishte keq që analistët e ekonomisë të na sqarojnë nëse kjo është një parathënie e ndonjë strategjie qeveritare për të tjera shkurtime në kushtet e krizës. (këtë herë tek krodhja e bukës, ndihma ekonomike).
Ne takim ndodhej edhe Muhammad Yunus, fitues i çmimit “Nobel” (në foto): "Unë mendoj se kudo ku ka një problem, mund të ngrihet një biznes për ta zgjidhur atë. Biznes jo në kuptimin e fitimit të përqendruar vetëm te një individ, por një biznes social që zgjerohet duke përfshirë persona të tjerë në nevojë, të cilët duan të punojnë", - tha Yunus. (a.th)

Comments

Submitted by Emigranti i tru... (not verified) on

Po mire ky nobelist kaq i painformuar te jete sa te mos e dije qe qeveria jone e ka vene ne jete me pare kete thenien e tij,qe ku ka nje problem ka nje biznes.Ne kemi problem qeverisjen ,Per ta zgjidhur kemi ngritur biznesin e korrrupsionit.Informohu me pare zoti Mahmud Yanan.Mos na meso gjera qe ne(dmth kryeministri yne) ja u meson te tjereve ne mbare boten e jo vetem ne rajon.

Submitted by i cudituri (not verified) on

160 milion Euro ne vit per ndihme sociale ? Ne shqiperi sipas Censusuit jetojne 2.85 milion shqiptare. Sikur te gjithe, pa perjashtim te mernin "ndihme sociale", nga Berisha tek me i varfri , nga 0 vjec deri ne 120 vjec, i bie qe te ndahen 160/2.85= 561.4 Euro per fryme ne vit (ose 78590 lek "te reja") .

Praktikisht cdo familje me 4 anetare duhet te perfitonte 2245 Euro (314285 leke "te reja", mbi tre milion lek "te vjetra") cdo vit si "ndihme sociale".

Ka bere matematike ne shkolle ky njeri ?

Submitted by juli (not verified) on

I cuditur.

160 po te pjesetohet me 2.85 na jep 56.14 dhe jo 561.4. Saliu edhe mund te mos kete bere matematike ne shkolle, kurse per ty jam i sigurt qe e ke lene oren e mesimit per te gjuajtur mellenja.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.