Sondazhi DITA-3 në Tiranë: Vazhdon PS e para dhe AK e treta

Postuar në 22 Janar, 2013 22:29

Gazeta DITA ka publikuar sot sondazhin e tretë të përmuajshëm në 11 minibashkitë e Tiranës, të zhvilluar në terren në periudhën 17-21 janar. DITA raporton se 1500 pyetësorët e kampionit u plotësuan në mënyrë anonime nga të anketuarit e përzgjedhur në mënyrë krejt të rastësishme në banesat e çdo minibashkie - pas plotësimit të pyetësorit, i anketuari e paloste atë dhe e fuste vetë në një kuti plastmasi të tejdukshme, të ngjashme me kutitë e votimit. Kështu është ruajtur fshehtësia e votes, në mënyrë të ngjashme me votimin real. Pra, të anketuarve u janë krijuar kushtet që t’i shprehin preferencat për partitë, pa patur frikë nga dekonspirimi i votës.

Në këtë sondazh të fundit bie në sy se ka rënë ndjeshëm numri i të pavendosurve, krahasuar me sondazhin e parë të DITA-s, të zhvilluar në nëntor (nga 7.9% në 4.3%).

PS-ja është ngjitur në kuotën 40.1%, nga 35.2% që ishte në nëntor. Pra, kur kanë mbetur 4.3% votues të pavendosur, PS-ja i është afruar rezultatit që kapi në Bashkinë e Tiranës në vitin 2011 -– është vetëm 1.4 pikë përqindje larg tij.

PD-ja ka arritur në nivelin 31.1%, nga 30.5% që ishte në nëntor, ose vetëm 0.2 pikë përqindje larg rezultatit të 2011-ës në Bashkinë e Tiranës.

LSI-ja ka zbritur në kuotën 6%, nga 6.8% që ishte në nëntor, ose 3.5 pikë përqindje larg rezultatit që kapi në 2011-ën në Bashkinë e Tiranës.

AK-ja ka arritur në kuotën 8.9%, nga 8.2% që ishte në nëntor, dhe FRD-ja ka arritur në kuotën 6.1%, nga 5.1% që ishte në nëntor. Këto dy parti të reja duket se kanë thithur kryesisht votat e partive të tjera të vogla, të cilat kanë aktualisht kuota shumë më të ulta se dy vjet më parë.

Mbetet të shihet se ku do të shkojnë votat e “Partisë së të Pavendosurve” – ata përbëjnë 4.3% të votuesve kryeqytetas që janë shprehur se do të marrin pjesë në zgjedhje. Bëhet fjalë për rreth 11 mijë vota…

E.Zaloshnja

 

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Përse duhet të tregojmë që jemi një shoqëri e sëmurë dhe nuk bëjmë asnjë përpjekje për tu shëruar dhe vazhdojmë ti japim PD një vlerësimë të pa merituar për se nuk i hedhim sytë për rethë dhe të mësojmë se çfarë po ndollë të shikojmë Greqinë PSOKU një parti që deri dije kishte mbështetjen pothuajse gjysmën të popullit sot ka vetëm 6,8% të popullit dhe për mëkatet që bënë ndaj popullit morën ndëshkimin e merituar ne përse PD nuk i japim një meritë të tillë nuk tregonë kjo një prapambetje e shoqërisë sonë</p>

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Sepse o Leonard shqiptaret kane treguar ne histori dhe vazhdojne ta tregojne edhe sot qe nuk kane tru per te zgjedhur.</p>

Submitted by fatmir cela (not verified) on

<p>Bukuri, e morem vesh se si do ti doje gazeta Dita rezultatet e zgjedhjeve. Natyrisht PS ne vend te pare dhe PD qe humb. A ka ndonje te besueshem qe mund te na thote ndonje gje te hajrit? S&#39;humb njeri kot kohe me te tilla sondazhe.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.