Rregullimi liberal i botës, i krijuar pas Luftës II Botërore është buzë shkapërdredhjes - shkruan IHT

Postuar në 24 Janar, 2013 07:57

Nderkohë që Presidenti Barack Obama filloi mandatin e tij të dytë, gjendja në botë është e pazgjidhur. Fuqitë udhëheqëse janë të rrethuara me kriza ekonomike ose me gjendje të ndryshme të tranzicionit politik, - shkruan në fillim të një artikulli, e përditshmja International Herald Tribune.
Lindja e Mesme po kalon nëpër trazira politike. Në Azi po rriten tenisonet. Institucionet botërore, qoftë Kombet e Bashkuara, Grupi 20 ose Bashkimi Evropian, janë të dobësuara dhe jofunksionale. Rregullimi liberal i botës, i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, është buzë shkapërdredhjes. Gazeta thekson se pikërisht kjo gjendje paqartësie dhe jostabiliteti, është një mundësi për presidentin Obama.

Kur Shtetet e Bashkuara patën hyrë në Luftën e Parë Botërore, filozofi John Dewey, kishte vërejtur se bota ishte në “gjendje plastike”. Shumë progresistë besonin se kriza e asaj kohe, u ofronte një rast Shteteve të Bashkuara, që sistemin botëror ta shndërronin në diçka më të mirë. Amerikanët u larguan nga kjo sfidë dhe do ta përqafonin atë vetëm pas shkatërrimit të dytë katastrofik të rendit botëror. Sot, ne jemi në një tjetër gjendje plastike dhe presidenti e ka një rast unik ta forcoj dhe zgjeroj rregullin botëror liberal, nga i cili Amerikanët dhe shumë të tjerë në gjithë botën kanë përfituar, shkruan e përditshmja International Herald Tribune, dhe thekson se nuk ka shumë ç'të tregohet për katër vitet e para të presidentit Obama. Për të qenë korrekt, kriza ekonomike, që ai e trashëgoi, ka bërë që përqëndrimi në politikën e jashtme të ishte i dobët. A.N.

 

Më shumë:

http://www.nytimes.com/2013/01/21/opinion/21iht-edindyk21.ht...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.