"Nuk e duam Euron"

Postuar në 25 Janar, 2013 03:10

Letonia po bëhet gati për të përdorur Euron në Janar të vitit 2014. Por politikanët vendas nuk e kanë mbështetjen e qytetarëve të tyre për një hap të tillë. Vetëm 30 % e letonezëve e mbështesin këtë. Qeveria në Letoni është duke bërë përpjekjet e fundit në mënyrë që të plotësojnë të gjitha kriterët e Mastrihtit për t'u bërë pjesë e Eurozonës. Shteti Balltik do të bëjë një kërkesë zyrtare pranë Bashkimit Europian këtë muaj për të marrë dritën jeshile për adoptimin e Euros.

Por politikanët letoneze nuk gëzojnë mbështetjen e qyteterëve të tyre, të cilët duan të mbajnë paranë kombëtare. Letonia ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj nën regjimin sovjetik. Për pesë dekada i'u imponua rubla. Letonezët janë duke përdorur paranë e tyre, Latsa, që prej vitit 1993. DW citon një dramaturge të njohur në vend: “Kur ne rifituam pavarësinë, kur rifituam identitetin tonë kombëtar, ishte shumë e rëndësishme për të patur edhe paranë tonë. Tani ne e kemi një gjë të tillë dhe nëse na duhet të dorëzojmë më duket sikur do të pushtohemi sërish”.

Qeveria ka ndërmarrë prej disa kohësh një fushatë për prezantimin e Euros dhe raportimet në mediat lokale kanë pasqyruar opinione pro dhe kundra. Analistët sugjerojnë se ky skepticizëm i ka bazat tek mosbesimi i qytetarëve tek politikanët. Sondazhet tregojnë se vetëm 10 % e letonezëve kanë besim tek politikanët, qeveria dhe parlamenti.

 

Më shumë:
http://www.dw.de/letonez%C3%ABt-nuk-e-duan-euron/a-16539943

Comments

Submitted by Pirro (not verified) on

<p>Jam i mendimit se adoptimi i &euro;uros nga me shume vende europiane, do te sillte fuqizimin e kesaj monedhe dhe asgje te keqe! Bile parashikohet renia e shpejte e dollarit, por asnje problem i tille per &euro;uron. Une do te fusja ne BE dhe ne &euro;uro shtete te reja me ekonomi te konsoliduar, si shtetet Baltike, Rusine dhe Turqine. Nese do te behej kjo, dollari do te perendonte njehere e pergjithmone dhe bashke me te edhe SHBA-ja.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>ata qe kane mundesine per te qene ne euro ,nuk duan.</p><p>ndersa ne qe nuk na qas njeri jemi te gatshem te vendosim euron.</p><p>mentalitet zezaku,,</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.