Donte ryshfet - qartëson Ansar i pyetur sërish pas kokolepsjes (së zakonshme) që pasoi akuzën publike ndaj Berishajve

Pas intervistës së biznesmenit pakistanez Ansar në Top Channel, reaguan Argita Berisha Malltezi dhe babai i saj kryeministër, i cili në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së citohet të ketë deklaruar se kërkesat e Ansar, s’mund të realizoheshin nga ana ligjore, pasi ai kërkoi një investim ekskluziv, naftë pa TVSH dhe tokë private në kuadër të nismës 'Shqipëria 1 Euro'.
Në reagimin e datës 19 Janar 2013, Argita Berisha Malltezi deklaroi se Zafarit, çdo tarife i eshte ofruar ne perputhje me ligjet e vendit dhe qe prape, ne kundershtim me detyrimet, nuk ka paguar asnje qindarke per sherbimet e ligjshme qe ka perfituar. Ndërsa Selami Xhepa, ish-këshilltar i Kryeministrit më 21 janar, botoi një shkrim me titull “Historia ime me biznesmenin Ansar”.
Por cili është qëndrimi zotit Ansar pas këtyre deklarimeve? Me sa duket familja Berisha sërish gënjen. Ansar ka dhënë një intervistë të dytë në TCH, e cila pritet të transmetohet e plotë në darkë, por në faqen online të TCH gjen një pjesë të saj. Thotë Ansar:
"Ajo më dërgoi marrëveshjen për të siguruar pagesat e saja për shërbimet ligjore, përvec të cilave, kërkonte edhe 3 % si 'tarifë suksesi'. Unë nuk e nënshkrova këtë marrëveshje, pasi e konsiderova si ryshfet. Projekti im u arkivua jo nga kërkesat ekskluzive apo çështje të naftës, por sepse nuk pranova kërkesat". A.N.
Comments
Pune e dyshimte duket kjo e
<p>Pune e dyshimte duket kjo e ansarit. Po deshe mund ta interpretish edhe si rryshfet, por te tilla tarifa t'i kerkojne gjithandej.</p>
Add new comment