Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës censuron si në kohë të Enverit

Postuar në 26 Janar, 2013 02:52

METE, ka censuruar (të paktën) 2 herë në lidhje me çështjen CEZ. Në takimin e zhvilluar në mjediset e kësaj Ministrie, me Ambasadoren çeke, takim i kërkuar nga kjo e fundit, zyra e shtypit nuk ka denjuar ta zbardhë asnjë fjalë të Ambasadores, duke censuruar deklaratat, raporton gazeta Shqip. Zyra e shtypit ka censuruar dhe një tjetër takim, të zhvilluar në të njëjtën ditë nga Ministri me drejtoreshën e BB. Nga njoftimi për shtyp del se palët kishin folur për gjithçka, por jo për raportet me CEZ dhe garancinë 60 milionë Euro që çekët duan të marrin nga BB!

Censura bëhet për të mos na treguar se çfarë po ndodh, ndërsa duket se çekët nuk do na bëjnë ta kalojmë lehtë atë që ndodhi me CEZ. Vetë Kryeministri çek ka paralajmëruar se nuk mund ta injorojë vendimin e ERE-s, ndaj një partneri strategjik si CEZ. Ambasadorja besohet t’ia ketë përcjellë Ministrit Haxhinasto këtë shqetësim. Por Ministria, me sa duket nuk dëshiron të na shqetësojë.

k.c.

Comments

Submitted by f d (not verified) on

Duhet ta dinin ata qe kete 'informacion' pa koment do ta jepte "k.c." ndaj dhe nuk e kane publikuar.

Keshtu ka deklaruar diku 'k.c.' se 'ai nuk bene komente por jep informacione safi...

Me gjithate mungese transparence eshte kjo, jo e vetmja, qe 'k.c.' nuk na i bene te njohura ne kete faqe.

(Nuk e kam inat 'k.c.', por nuk eshte transparent vet...

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

K.C. ia dime emrin , po ti f d pse ke frike ta thuash emrin tend te vertete?

Submitted by f d (not verified) on

Nuk kam frike o Andon se jetoj ne vend demokratik, por keshtu e duan formatet online kudo ne bote...

(S'kam patur frike as atehere e as sot qe mesova nickname.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.