Dr. Adem Harxhi u bën një numër pyetjesh “mjekëve intelektualë” të peticioneve; dhe në fund një pyetje shtesë

Peticioni i “intelektualëve” që qortonte opozitën dhe merrte në mbrojtje pushtetin nuk ka kaluar pa vëmendje. Por më së shumti ka thithur vëmendjen e atyre që këtë peticion e kanë përqeshur, apo që e kanë denoncuar. Më i fundit që e ka bërë këtë gjë është mjeku Adem Harxhi, që prej kohësh shkruan dhe opinione të natyrës ‘teknike’ në shtypin e përditshëm. Dhe merret vesh se këtë herë opinioni i tij nuk është i një natyre të tillë.
Harxhi shfaqet gati i befasuar nga fakti që shumë “intelektualë” ishin kolegë të tij, dmth mjekë. Nuk spekullon me motivimin e tyre për të hedhur firmën në këtë peticion, por u bën atyre një numër pyetjesh:
- A keni parë gjetkë në Europë spitale e poliklinika si këto publiket në Shqipëri?
- A keni parë gjetkë nëpër botë spitale, salla operacioni dhe reanimacioni pa sistem të ajrit të kondicionuar?
- A keni parë ndonjë spital në Europë që të mos ketë ujë të ngrohtë për t’u larë të sëmurët?
- A keni parë ndonjë spital privat a shtetëror nëpër botë, ku të sëmurët t’u futin lekë në xhep doktorëve, infermiereve, sanitareve, dhe portierëve?
- A keni parë ndonjë spital, ku pacientët shkojnë dhe i blejnë vetë barnat?
- Etj., etj.
Dhe në fund, e mbyllte me një pyetje çarmatosëse për “intelektualët”: Pse ju profesorë, doktorë e mjekë nuk i bëni peticione qeverisë me synimin që këto probleme jetike të zgjidhen?
Re.Pu.
Comments
Ne pergjigje te pyetjes se

Ne pergjigje te pyetjes se fundit komenti im :

" Sepse te gjithe rrojme, por nuk jetojme te gjithe".

Shume thjesht doktor

Shume thjesht doktor Harxhi.

Vetem keshtu si i ka katandisut doktori i djeshem spitalet e sotme, do mund te behet biznes nga keta "palo mjeke" që vetem politika u paskesh mbetur mangut.

Nese do ishin ashtu sikunder i pershkruan Dr. Harxhi mjediset spitalore, nuk do te kishte me rryshfete, te cilet doktorka i djeshem e di si derri, por ua toleron doktoruceve te sotem, qe t'i terheqe nga hunda, sidomos ca si Nestorka e Co/

Doktoro, Se janë të "tredhur"

Doktoro,

Se janë të "tredhur" prandaj!

p.s. vini re kam përdorur thonjëza. mos censuroni. :)

Jam shume dakord me te

Jam shume dakord me te gjitha pyetjet e zotit Harxhi, sidomos me korrupsionin e mjekeve tane. Ne nje shkrim publiçistik per tiranine, kam thene: Tirania e sotme u perket njerezve "te rinj", te farketuar nga Partia e Punes-mjekeve, juristeve dhe biznesmeneve injorante nga ekonomia e tregut per çmimet dhe trajtimin e te punesusrve te tyre. Tani duhet te shtoj dhe: pedagoget e universiteteve, te cilet shesin diploma-kartonet me euro dhe injorantet e administratave qendrore dhe lokale. Edhe Harxhi eshte nga ata doktoret e djeshem(njerezit e rinj), veçse tani merret me seksin. Kur shkruan, te duket se eksiton shkrimi per seksin apo seksologjine.

Add new comment