Kreshniku “tund” prangat -- përveç Berishës, edhe për Bumçin, Imamin, Boden.

Postuar në 26 Janar, 2013 04:45

Kreshnik Spahiu në emisionin Tonight të Ilva Tares në Ora News, ka paralajmëruar depozitimin e dosjeve me politikanë të implikuar në krime, ku renditi edhe emra, përveç Berishës: Bumçin, Imamin, Boden.

“PS dhe PD kanë krijuar një kulturë të tillë që amnistojnë njëri-tjetrin. AK është e vetmja parti që smerret me fëmijët dhe familjarët e politikanëve, ne smerremi me ndëshkime kolektive. Do ndërtojmë paramentrat e një drejtësise që të fusim kulturën e ndëshkueshmërisë. Në ditët në vijim ne do të denoncojmë dosje me krime kundër popullit, vendit, krime kuq e zi. Pronat, hidrocentralet, të gjitha potecilaet dhe resurset janë pasuri të vendit. Ka dosje për Sali Berishën, Aldo Bumcin, Ridvan Boden, Arben Imamin. (..) Partia jonë ka njerëz me CV të jashtëzakonshme, jemi grup juristësh, kemi dosje dhe fakte për cdo politikan jo vetëm për krimet, por edhe për spiunlliqet …”

Në lidhje me “historinë” e tij me Berishën, ai rrëfeu një tjetër karakter të kryeministrit, “mosmirënjohjen”:

“Kam qenë avokat privat i Berishës ditën që atë e arrestoi Ilir Meta, sot ai është bashkëpunëtor me të. Një ditë para vendimit të gjykatës Berisha piu verë me të. Ai është mosmirënjohës, unë që e mbrojta jam djalli, ndërsa ai që i vuri prangat është ëngjëlli” tha ai.

Kreu i AK foli dhe për Federatën e Bashkimit, dhe shpalli pritshmëritë për të dalë forcë kryesore, madje forcë e parë në Kavajë, Kamëz, Bathore, Paskuqan, Kombinat.

k.c.

Comments

Submitted by f d (not verified) on

Ky Kreshniku sikur na ka premtuar qe do ta rrezoje qeverine para zgjedhjeve ?!

Jemi ne pritje te 'avokatit' te interesave popullore dhe jo te 'eturve' per kolltuqe parlamentare.

Kreshniku ku bene pjese ?!

Submitted by Eridor Stergu (not verified) on

Kreshniku eshte i pari qe duhet t'i vihen prangat sepse korrupsioni ne KLD sa ishte ky fantomas ishte ne krye te te gjitha parametrave.

Submitted by Lleshi (not verified) on

wallahi bilahi or ti pseudokreshnik, je burre i zoti, puna jote "aferim"!

Po nje gje nuk e kuptoj; a ke ndonje dosje per vehten tende  dhe Bamirin e partise tjeter, lidhur me ato emerimet dhe transferimet e gjyqtarve dhe prokurorve, qe ju bënit sipas "hartes"... ?!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.