Arben Malaj shkruan për rrezikun e ekstremizmit dhe të nacionalizmit… nga kush, konkretisht?

Në një shkrim te Panorama e sotme, të titulluar ’Hijet e zeza të “agimeve të arta”’, Arben Malaj bën një lidhje mes krizës ekonomike dhe lindjes së nacionalizmit.
“Duhet të jemi shumë më të vetëdijshëm për risqet e lëvizjeve ekstremiste të lindura në vendet që me rritje galopante të papunësisë dhe varfërisë po kalojnë krizën më të rëndë sociale“ shkruan Malaj. Kriza politike, varfëria, rritja e numrit të papunësisë, sidomos te të rinjtë, rënia e besimit te institucionet, politizimi i administratës publike… janë faktorët që ai rendit si arsye që fuqizojnë këto lëvizje.Ai i referohet lëvizjeve (që ai herë i quan ekstremiste e herë nacionaliste) në Evropë, por, rezultatet që nxjerr janë për Shqipërinë. „Ekstremistët duhen ndaluar të influencojnë apo dominojnë të ardhmen tonë“ shkruan Malaj.Në Shqipëri ka shumë parti, deri dhe shoqata, të cilat nga mënyra e operimit, nga deklaratat e qendrimet publike, mund të klasifikoheshin si nacionaliste deri dhe ekstremiste (lideri i PD vetëm para 2 muajsh u shpreh publikisht në këtë linjë). Analizës së saktë të Zotit Malaj, i mungojnë vetëm referenca konkrete. Nga kush duhet të ruhemi konkretisht?
k.c.
I plotë:http://www.panorama.com.al/2013/01/25/hijet-e-zeza-te-agimeve-te-arta/
Add new comment