Kryeministri virtual: Hej, Fejsbuksa, a bëjmë një referendum?

Portali online www.gazetadita.al njofton se Kryeministri Berisha përmes një postimi në profilin e tij në mesditë, kërkon mbajtjen e një referendumi në lidhje me tre ligjet kyçe për integrimin europian. Duke akuzuar kreun e opozitës si bllokues, Berisha shprehet i bindur se do t’i fitojë zgjedhjet e qershorit, madje merr përsipër të parashikojë edhe lëvizjen e Ramës për një tjetër bllokim.
Ja një copëz: “Në tërë historinë e integrimit europian të vendeve ish-komuniste, klikat e përmbysura apo pinjollët e tyre, nuk kanë bllokuar ne Parlament ligjet dhe reformat e kërkuara për integrimin e vendeve të tyre në BE siç ka bllokuar, pa asnjë shkak ligjor apo argument logjik por thjesht për interesa personale, z.Edi Rama…”
Që Kryeministri duhet të jetë tepër i ngeshëm të merret me postime, kjo mund të merret me mend. Edhe që FB i duket një mjet i ri për të hedhur shashkat që i ka aq për zemër, edhe kjo nuk do shumë për t’u kuptuar. Problemi është FB është mjeti më jo-profesional i komunikimit, aq më tepër për një kryetar partie dhe qeverie. Rreziku që jeta virtuale të fillojë t’ia zëvendësojë atë reale, deri në pikën që K/ministri të mos arrijë ta bëjë dot dallimin nuk është lajm i mirë, sidomos për partinë e tij.
k.c.
Comments
O Sali (DELETED). Po kur je

O Sali (DELETED). Po kur je kaq anti-bllokmen pse qeveria jote i dha dekorat para ca kohesh vet djalit te Mehmet Shehut? Apo se ai nuk ta rrezikon karrigen. Ik (DELETED), vrases shqiptaresh fukarenj. Shko genje ndonje katundar Kosove apo Kamze se n Shqiperi trecereku i miletit duan te te shohin te ngordhur ne rruge

Te drejta shqetesimet se mos

Te drejta shqetesimet se mos jeta virtuale zevendeson ate reale. Por ndikimi i "virtuales" duket dhe ne kete artikull, ne shkurtimet e fjaleve qe ajo sjell me vete. FB - ne vend te facebook dhe K/ministri ne vend te kryeministri :)

Uaaa Sala, sa gallate! Hej

Uaaa Sala, sa gallate! Hej pabuksa (fejsbuksa) ja futim nje referendumi bum, bum. Ta shikojne sacialistat sa ju vlen lekura ne fejsbuk (le te mburen me twitterin, po deshen). Ta bllokojme fare edhe fejsbukun e atij çunakut Mark (duket qe nga emri qe eshte nga anet tona), Ju them une juve dhe po e tha Sala ne fesjbuk e ka puthur hall ne te dy faqet referendumin. Kete here do ta fitojme se kemi me vete edhe Markun e fejsbukut.

KM ka ne facebook me sh

KM ka ne facebook me sh fansa sesa ka shikues emisioni me i ndjekur shqiptare ne median elektronike (se ajo e shkruar ka kohe qe ka pjerdhur). Eshte gjeja me normale qe ai te gjeje menyren per t'ju adresuar sa me sh njerezve kur ndermerr nje nisme politike. Artikulli nuk ben gje tjeter vecse thekson kompleksin e Rames ndaj inferioritetit te mbeshtetesve qe ka krahasuar me Berishen.

Add new comment