“Skenari Lukashenko” vazhdon…

Postuar në 28 Janar, 2013 05:53

Bashkëpuntori ynë i rregullt Eduard Zaloshnja, në një artikull të djeshëm (http://www.respublica.al/opinion/2013/01/27/ndarja-e-mandateve-si-ne-2009-en-dhe-permendja-e-lukashenkos-nga-ambasadori ), risolli në vëmendje të lexuesve një paralajmërim publik të amabasadorit Arvizu ndaj Berishës, që ky i fundit të mos përdorë “inxhinierinë proceduriale ” të Lukashenkos bjellorus për zgjedhjet shqiptare të këtij viti. Ndërsa sot, KQZ-ja e drejtuar nga Lefteri Lleshi (pasuesja e Arben Ristanit) ka vazhduar “inxhinierinë proceduriale ”, për të rrëzuar një kërkesë të 3 anëtarve të KQZ-së për të shqyrtuar ndarjen e mandateve sipas qarqeve.

Nenkryetari i KQZ-se, Denar Biba ka kerkuar informacion nese kerkesa e perfaqesuesve te opozites per mandatet eshte pjese e rendit te dites apo jo.  

“Në bazë të ligjit, në rendin e ditës përfshihet cdo kërkesë e ardhur të paktën nga dy anëtarë, ose përfshihet, ose nuk diskutohet përfshirja, e përfshijmë dhe diskutojmë përmbajtjen, ose nuk diskutohet përfshirja, nuk ka debat për këtë”- ka thene ai.

Sipas perfaqesuesit ligjor te PS, Gjoncaj, kerkesa duhet te ishte perfshire ne rendin e dites. “Dy anetare kane te drejte te perfshijne ne rendin e dites ceshtje qe ata i gjykojne te renedsishme. Kjo ceshtje nuk gjendet ne rendin e dites. Ky eshte rasti i trete qe behet nje gje e tille me justifikime te ndryshme”- tha ai.

Ai eshte ndalur ne shqetesimin per levizjen e popullsise per te cilen ka thene se ne kete rast kemi te bejme me ripozicionim te punonjesve te administrates.

Ndarja e mandateve është miratuar tashmë në Komisionin e Ligjeve sipas popullsisë së vitit 2009, e jo asaj aktuale. Partia Socialiste në KQZ ka kërkuar që kjo çështje t’i kthehet institucionit më të lartë të administrimit të zgjedhjeve, si një çështje që mund ta zgjidhë vetëm ky institucion.
Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.